18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Xhamia e parë në Athinë hapet në Shtator

Më të lexuarat

Ministri i arsimit dhe i fesë i Greqisë thotë se xhamia e parë e cila u vonua nga shteti do të fillojë të funksionojë në shtator, rreth tre vjet pasi ndërtimi i saj u miratua nga Parlamenti.

Kostas Gavroglou foli të premten gjatë një vizite në xhami e cila është thuajse e përfunduar dhe ndodhet në periferi të qendrës së Athinës, ai u shoqërua nga përfaqësues të bashkësisë myslimane. Ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë kontradiktor, pasi shumë nuk dëshironin xhami në kryeqytetin e Greqisë.

“Është veçanërisht e mirë që së shpejti do të fillojnë lutjet e para nga imami i xhamisë së Athinës. Shpresojmë që kjo të ndodhë më së largu në shtator,” tha Gavroglou.

Mbikëqyrur nga shteti grek, xhamia me një kapacitet prej 350 vendesh, e cila nuk ka as minare dhe as kube, është vendosur në zonën industriale të Eleonas, pranë një kampi refugjatësh.

Projekti i ndërtimit prej 967,000 dollarësh nuk ka asnjë prej hirit të zbukuruar tipik të vendeve islamike të adhurimit. Por për myslimanët e Athinës, ajo është rezultat i një beteje të gjatë dhe xhamia e parë zyrtare e qytetit në më shumë se 180 vjet.

Dhjetëra mijëra emigrantë myslimanë jetojnë në zonën më të madhe të Athinës dhe kanë përdorur dhoma të lutjes joformale në bodrume dhe dyqane të përdorura.

“Ëndërr e bërë realitet”
Përfundimi i afërt i xhamisë është përshëndetur me lehtësim nga pjesëtarët e komunitetit mysliman të kryeqytetit.

“Unë do të doja të filloja duke falënderuar Allahun se më në fund kemi një xhami ku mund të lutemi, ne mund të mblidhemi, mund të flasim për çështjet tona”, tha Zaki Mohamed, imam i xhamisë.

Ashir Haidar, një përfaqësues i komunitetit mysliman Shia të Greqisë, e përshkroi hapjen e ardhshme si “një ëndërr e bërë realitet”.

“Është një dhuratë e madhe nga shteti grek tek komuniteti mysliman i Athinës dhe është një punë simbolike që tregon respektin e shtetit grek ndaj fesë islame”, tha ai.

Ministri grek Gavroglou vuri në dukje se xhamia e Athinës, ndryshe nga shumica në Evropë, ishte një vend publik dhe jo një vend adhurimi privat.

“Ajo nuk i përket askujt, sepse i përket të gjithëve ne dhe të gjithëve ju”, tha ai. “Këtu, pronari nuk është një individ, as një komunitet, as një shoqëri, as një vend i huaj”.

Athina është e vetmi kryeqytet Evropian pa një xhami zyrtare.

Projekti filloi në vitin 2007, në mes të kundërshtimit të fortë të kishës ortodokse greke të Greqisë dhe ndjenjës nacionaliste kundër Turqisë fqinje myslimane.

Greqia ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane për shekuj me radhë.

Janë miratuar disa ligje për krijimin e një xhamie zyrtare në Athinë që nga viti 1890.

Ka rreth 300,000 myslimanë në zonën më të madhe të Athinës.

Xhamitë në Greqi u shndërruan ose u shkatërruan pas luftës së pavarësisë së vitit 1821 nga Perandoria Osmane.

Të vetmet xhami të sanksionuara zyrtarisht në vend janë në rajonin kufitar verior me Turqinë ku jetojnë deri në 150,000 anëtarë të një pakice myslimane.

Burimi: Aljazeera, Përktheu dhe përshtati: KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit