7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhamia e Orlandos hap dyert për të evakuarit nga uragani “Irma”

Më të lexuarat

Komuniteti musliman i Orlandos ka hapur dyert pasi miliona njërëz u detyruan të largohen pasi uragani ‘Irma’ udhëtoi në brigjet perëndimore të Floridës.

Xhamia postoi lajmin në rrjetet sociale dhe përgjigjjet kanë qenë pozitive, përcjell KohaIslame.

“Nqse po kërkoni një vend për të ndejtur gjatë uraganit Irma, xhamia Jama dhe Mago do të hapin dyert për çdo njeri, pavarsisht besimit apo rracës. Ju mund të sillni edhe ushqimet apo gjërat tuaja nqse dëshironi”

Imami i xhamisë tha që xhamia fillimisht planifikoi që të strehonte vetëm 40 persona por që shumë shpejt ju desh ta rriste numrin mbi 100 pasi kërkesa ishte shumë e lartë.

“Ne dëshironim që njërzit të ndiheshin sa më rehat që të ishte e mundur dhe bëmë më të mirën e mundshme që ato të mos kenë ndonjë parehati.”

Një nga të strehuaret thotë: “Shumë mikpritje, ato na kanë ushqyer me tre vakte, na kanë dhënë krevate për të flejtur dhe kemi patur një eksperiencë të shkëlqyer. Dhe sigurisht të jesh në një komunitet musliman është e mrekullueshme për ne.”/KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit