12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhamia dhe kisha në Ferizaj, paradokset e një lajmi

Më të lexuarat

Ditën e djeshme është bërë virale një videolajm i punuar nga Radio Evropa e Lirë, ku trajton çështjen e tolerancës fetare në Kosovë, ku në qytetin e Ferizajt janë në afërsi xhamia dhe kisha ortodokse.

Por ky lajm mbart me vete paradokse. Prifti ortodoks Trajko Vlajkoviq në mes të Ferizajt flet gjuhën serbe dhe imami shqiptar që detyrohet ti përshtatet në gjuhën e tij. Pra promovojmë tolerancë, ama shqiptari musliman duhet të dijë edhe serbisht, ndërsa prifti serb nuk i duhet gjuha shqipe edhe pse shërben në Kosovë.

Video shihet që është sforcim dhe nuk është realiteti se ashtu ndodh në të vërtetë. Si imami kur futet në kishë, po ashtu edhe prifti në xhami, shihet se ato nuk kanë qenë aty më parë. Imami i tregon se çfarë ka në xhami e çfarë bëhet, e të njëjtën edhe prifti, ia tregon imamit se çfarë ka në kishën e tyre.

Paradoks tjetër janë fjalët e imamit Naser Kosumi, i cili shprehet: “Ne duhet të jemi afër njëri tjetrit, që populli ta di se besimet janë të njëjta dhe ne i besojmë të gjitha besimet hyjnore”.

Nëse janë besimet e njëjta, atëherë pse duhet të ketë Islam, Krishterim, Judaizëm e fe të tjera. Në shumë vende Allahu në Kuran i fton besimtarët e feve të tjera që të heqin dorë nga besimi i tyre i gabuar dhe ti kthehen monoteizmit të vërtetë që është në Islam. Është absurde për një imam që ti shpreh këto fjalë kur ai është imam i xhamisë qendrore të qytetit. Tolerancën fetare muslimanët duhet ta shohin në prizmin e Kuranin dhe Sunnetit e jo në frymën e epshit dhe asaj se si e kërkon tregu.

Muslimanët aspak nuk duhet të ndihen inferior, ngase toleranca fetare është frytë i tyre në këto treva, pasi janë shumicë. Të tjerët mund të përfitojnë nga toleranca jonë e aspak të na japin mësim se si ta zhvillojmë tolerancën fetare.

Ky është lajmi:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit