7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Xhami prej druri në Poloni

Më të lexuarat

Xhamia prej druri në Kruszniany, Poloni është ndërtuar në vitin 1871 dhe është xhamia më e vjetër në Poloni. Me kalimin e kohës, “Tatarët e Lipkës” humben gjuhën origjinale tatare.
Që në shekullin e 17-të, ata u përshtatën gjuhësisht në mjedisin e tyre sllav. Pasardhësit e sotëm të këtyre tatarëve flasin polonisht, lituanisht, ose një dialekt bjellorus.

Autori i fotografive është Ahmed Krausen

Shënime për autorin: Ahmed Krausen

Ahmed Krausen jeton dhe punon si fotograf i pavarur në Kopenhagë, Danimarkë. Për më shumë se një dekadë, Ahmedi ka përqëndruar punën e tij fotografike në manifestimet fizike të Islamit në Evropë. Si një musliman evropian, i cili është konvertuar, e ka përqafuar fenë Islame, besimi i Ahmed Krausen-it është frymëzimi qendror për fotografinë e tij.

Fokusi i këtij projekti duhet të bëjë të dukshëm diversitetin e Islamit në Evropë. Kjo arrihet duke kombinuar imazhet e xhamive të lashta dhe moderne nga vende të ndryshme evropiane, duke dhënë kështu një paraqitje të shkurtër për jetën muslimane në Evropë.

Fotot e Ahmed Krausan-it janë paraqitur në shumë vende, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Kajron , Londrën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Veprimtaria e tij është përdorur gjithashtu në shumë libra dhe artikuj. /M. Yvejsi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit