7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Xhami e re në lagjen Fushë Topanë në Shkup, kthim i vlerave autoktone

Më të lexuarat

Vihet gurthemeli i kompleksit të xhamisë në lagjen Fushë Topanë në Shkup, ku prezent në këtë eveniment ishin kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe kreu i BFI-së Sulejman ef.Rexhepi dhe përfaqësues të Dinajetit të Republikës së Turqisë si dhe të ambasadës turke, ku të njejtët patën edhe fjalime rrethë ngjarjes në fjal para banorëve të kësaj lagje.

Komnunës Çair, Izet Mexhiti përshëndeti të pranishmit në këtë event duke përfshirë Kreun e BFI-së Sulejman Ef. Rexhepin, ideatorët e këti projekti si dhe zv.Ministrin e arsimit, Visar Ganiu. Ai tha se se sot vëmë gurthemelin e një xhamie e cila cilsohet si një ndër më të rëndësishme në RM. Mexhiti madje potencoi se ndjehet që në të njejtën kohë përmirsojmë një diskriminim të së kaluarës të perudhës komuniste ku në lagjen e vjetër të Çairit ku veç më fuksionon xhamia dhe në Fushë Topanë nuk lejoi të ndërtohet dxhami e cila do të jetë në shërbim të shumicës qytetarëve të cilët jetojnë dhe gravitojnë në këto lagje.

Ndërkaq kreu i i BFI-së, Sulejman Rexhepi tha se më në fund filloi realizimi i projektit të shumëpritur, duke e quajtur gurëthemelin si festë për të gjithë muslimanët.

Ai po ashtu theksoi se muslimanët kanë qenë çdo herë të pranishëm në këto troje dhe nuk janë ardhacakë. Ky objekt do të ketë qendrën edukativo-shkencore ku do të ofrohen mundësinë e studimit, me ligjërata nga teologë të njohur vendas dhe të huaj.

Për këtë qëllim, qendra do të ketë amfiteatër dhe hapësirë për lexim, ku besimtarët dhe studentët e teologjisë do të mund të zhvillojnë njohuritë e tyre në Islam.

Ndwrsa përfaqësuesi i Dijanit Islam të Turqisë, Juksel Sellman, tha se: “Ndjejmë kënaqësinë e veçantë që jemi bashkë këtu për të filluar një punë të mbarë. Besojmë që ashtu siç po i hedhim gurthemelin kësaj xhamie, do të përforcojmë lidhjet dhe vëllazërinë ndërmjet dy shteteve që i kanë ndjenjat e njëjta dhe besimin e njëjtë, Maqedonisë dhe Turqisë”,- tha Sellman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit