15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Xhalili i konsideron strategjike marrëdhëniet Iran-Liban

Më të lexuarat

Marrëdhëniet mes popujve dhe qeverisë së Iranit dhe Libanit janë miqësore dhe strategjike.
Kështu ka deklaruar sot z. Said Xhalili sekretar i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të RII.

Irani respekton jashtë mase Libanin për shkak të rezistencës dhe rolit që ky vend luan në ruajtjen e sigurisë së rajonit tha sot z. Xhalili në konferencën e mbajtur në aeroportin e Bejrutit. Sot zgjimi islamik ka krijuar gjendje me kapacitete të mëdha dhe është e natyrshme që armiqtë e paqes, stabilitetit, qetësisë së rajonit dhe armiqtë e ummetit islamik, të jenë të pakënaqur nga kjo gjendje.

Sot armiqtë po përpiqen që kapacitete e lindura sot kundër arrogancës ti transformojnë në çështje të tjera, por sot është dhënë mundësia që vetë kombet e rajonit të arrijnë parimet e tyre në bazë të kërkesave dhe besimit që ata kanë, tha ndër të tjera z. Xhalili. Ai u rikujtoi vendeve islamike të jenë të vetëdijshme në kushtet aktuale dhe shtoi: Sot për botën islame është krijuar një rast i volitshëm dhe të gjitha mundësitë që janë krijuar duhet të përdoren në interes të ummetit islam, paqes dhe stabilitetit të popujve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit