Xhaka tregon kush ja pagoi dënimin për shqiponjën ndaj Serbisë!

0
79

Në prag të ndeshjes së yjeve ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës kanë folur edhe protagonistët e ndeshjes.

Granit Xhaka ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.

“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet).

Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.

“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka.