10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Xhahili Blerim Latifi sulmon komandant Hoxhën dhe shqiptarët e Maqedonisë i quan boshnjak

Më të lexuarat

Kosovari injorant, këshilltar i Hashim Thaqit, Blerim Latifi ka bërë një shkrim në mbrojtje të degjeneratës kosovare Berat Buzhala, i cili gazetën e tij e mbush përditë me foto femrash lakuriq. Shkrimi i Blerim Latifit i cili mund të lexohet më poshtë është bërë si kundërpërgjigje ndaj shkrimit të komandant Hoxhës- Xhezair Shaqirit i cili në një shkrim që botoi dje në shumë portale e paralajmëroi maniakun katolik Berat Buzhala që të mos e gërrici shumë me femrat muslimane, nga që një ditë do të shkeli në ndonjë dërrasë të kalbur dhe njerëzit nuk do e falin më.

Berat Buzhala, i cili mbështeti grushtin terrorist të shtetit në Turqi dhe që me ligjet e sotme të Kosovës do të duhej të ishte në burg sikur shokët e Lavdrim Muhaxherit, endet i lirë nëpër Kosovë dhe shan si buçe katolike natë e ditë muslimanët shqiptarë. Nga që gëzon mbrojtje nga mafja ndërkombëtare që sot sundon Prishtinën ai vazhdon të sulmojë dhe provokojë pa frikë muslimanët kosovarë. Ato që vetëm Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe gjeneral Pikolimini ia ka bërë kosovarëve dhe shqiptarëve muslimanë, sot me fjalë i bën Buzhala dhe soji i tij. Por shkrimi i komandant hoxhës e ka trembur Buzhalën, i cili tanimë shahet në mënyrë masive nëpër mediat sociale nga shqiptarët.

Por Buzhala edhe lavdërohet. Mesazhet e tij urrejtjenxitëse e kanë bërë atë të përshendetet nga shumë ekstremistë katolik me në krye Arbana Xharrën, të cilët po të kishin mundësi ndoshta do të kishin bërë me shqiptarët atë që prifti Dom Anton Kqira kërkoi para disa vitesh që të bëhej kundër tyre. Tamam sikur Milloshevici dhe Anton Kqira, valles kundër muslimanëve shqiptarë i është rreshtuar sot edhe xhahili kosovar Blerim Latifi. Ai sulmon indirekt komandant Hoxhën dhe shqiptarët e Maqedonisë, si boshnjakë. Ky dallkauk kosovar me mbiemër arab, që hiqet si babai i kombit, por që përpara komandant hoxhës do të ulte sytw, i quan arabë muslimanët shqiptarë. U kujton atyre që etër të kombit të tyre janë terroristi komunist Fan Noli, katoliku Ibrahim Rugova dhe pijaneci Arbën Xhaferri. Injoranti Blerim Latifi deshqiptarizon Gëzim Kelmendin, Ballaban Pashën dhe sulmon edhe historianin e madh kosovar Hasan Kaleshi, i cili me studimet e tij iu kundërvu akademisë staliniste të Enver Hoxhës e cila vazhdoi linjën e lobit katolik për të deislamizuar shqiptarët.

Blerim Latifi i etiketon muslimanët shqiptarë si boshnjakë, arabë, xhihadistë, selefistë etj.

Blerimi me mbiemër arab: duhet të mësoj disa gjëra:

1. Shqiptarët janë shumicë muslimanë, do apo nuk do soji i tij kuisling, shërbëtor i imperializmit perëndimor.
2. Gratë shqiptare do vënë shami, edhe pse Blerimi e urren këtë gjë.
3. Ashtu sikur komandant Hoxha u tha, Blerimi, Berati dhe të gjithë degjeneratat kosovarë qe shohin femrat cullak te Expressit janë të lirë ti nxjerrin edhe gratë e tyre lakuriq.
4. Kombësinë dhe përkatësinë shqiptare, për fat të mirë nuk e ka në dorë as Blerimi, as Berati, as Arbën Xhaferri, as biri i shkinës Skënderbeu, as katoliku Ibrahim Rugova dhe as Anton Kqira.

Për hir të tolerancës fetare Blerimi dhe Berati si pakicë që janë do bënin mirë që ti respektojnë muslimanët. Po të duan debat historik dhe akademik dhe pa ofendime sikur bën Blerimi më poshtë, ai është i mirëpritur në median tonë. Po të dojë të vazhdojë si legen të sulmojë dhe bej monologe nga paçavurja pornografike e Berat Buzhalës dhe të shajë, këtë gjë Blerimi mund ta bëj por nuk do arrij ndonje gje pervec nxitjes se intolerances fetare.

Media jonë i sugjeron Blerimit me mbiemër arab që të bëhet musliman. Të bjerë në shehadet. Ta mbulojë gruan me shami. Të bëhesh djalë i mbarë dhe të mos i dalë në krah një degjenerate sikur Berat Buzhala.

Lexuesit mund të lexojnë më poshtë shkrimin fyes të Blerim Latifit:

Shkruan Blerim Latifi: Boshnjakizimi

Derisa në qytetin Raka të Sirisë, këto ditë, gratë publikisht po i djegin burkat e imponuara nga terroristët e ISIS-it që e mbajtën për disa vite këtë qytet nën pushtetin e tyre, këtu tek ne, dëgjohen thirrje e kërcënime për vrasje të atyre që guxojnë të thonë ndonjë mendim kritik për burkan. Çfarë paradoksi! Mos vallë kemi ardhur deri në atë pikë sa jemi bërë më arabë se arabët?
Në serinë e gjatë të atyre që gjithë këto vite u përballën me lloj lloj kërcenimesh me jetë, i fundit këto ditë ishte publicisti Berat Buzhala. Një status sarkastik i Beratit për tre gra të veshura me burka shpërtheu një histeri të pafundme të sharjeve dhe kërcenimeve ndaj tij, sidomos nga Maqedonia. Pasuesit kokëbosh të këngëtarëve tallava apo komandantëve që kanë bërë emër me betejat e shpikura pas luftës u sulën kundër Buzhalës me një mllef linçimi që do ta kishin zili edhe salafistët më fanatikë në rrugët e Rakas apo Mosulit.

Shtrohet çështja: prej nga ky pasion kaq i zjarrtë salafist të shqiptarët e Maqedonisë. Prej nga ky preokupim i tyre kaq i madh me detajet doktrinore të islamit? Çfarë po ndodhë me shqiptarët në Maqedoni? Si shpjegohet ky zell i tyre fetar që u ka pushtuar mendjet, zemrat dhe jetën sociale?

Natyrisht spektri i këtyre pyetjeve është shumë i gjërë dhe përgjegjet në to kërkojnë një studim të thelluar shumë dimensional, sociologjik, historik dhe politik gjithsesi. Ky shkrim nuk mëton të sjellë këto përgjegje, por vetëm një konstatim i cili del nga një vëzhgim i thjeshtë i realitetit social dhe kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë.

Kombi shqiptar, i cili me aq shumë vështirësi, pas një procesi të gjatë historik, i’a doli të ndërtohej në parametra të kombeve evropiane, sot, në pjesën e parë të shekullit XXI, është duke humbur një pjesë njerëzore të tij dhe pikërisht shqiptarët e Maqedonisë.

Si pasojë e shumë faktorëve historikë dhe faktorëve të sotëm, ata janë duke përjetuar procesin e shndërrimit nga grup etnik në komunitet religjioz. Ky është procesi i boshnjakizimit, të cilin, me vetëdije apo jo, janë duke e përjetuar bashkatdhetarët tanë në Maqedoni. Gjatë këtij procesi përkatësia e tyre etnike humbet terren para përkatësisë së tye religjioze, që do të thotë se religjioni bëhet dimensioni primar i identitetit të tyre. Nga shqiptarë muslimanë, ata po shndërrohen në muslimanë shqiptarë. Dallimi në mes këtyre dy termave është tejet i rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar. Ky komb arriti të formohej në shekullin e XIX vetëm pse falë mençurisë së rilindasve u gjet formula e subordinimit të përkatësive të ndryshme fetare ndaj përkatësisë etno-nacionale. Falë kësaj formule shqiptarët arritën të ndërtonin unitetin e tyre politik përtej vijave ndarëse religjioze. Shembujt janë të shumë, por këtu po i përkujtoj dy prej tyre. Në fillim të shekullit XX, Shqipëria me popullatë shumicë muslimane kishte një kryeministër ortodoks, Fan Nolin. Në fund të shekullit XX Kosova poashtu me shumicë muslimane e kishte shndërruar në profet politik Ibrahim Rugovën, i cili haptas promovonte dashurinë e tij për Vatikanin.

Kjo është formula e cila e definon vetë shqiptarësinë si identitet : të jesh shqiptar do të thotë të pranosh se përkatësia nacionale është para përkatësisë fetare . Në momentin kur dikush heq dorë prej kësaj përparësie identitare ai pushon se qenuri shqiptar. Mund të vazhdoj të jetë shqipfolës, por shqiptar nuk është. Në këtë rast argumentet biologjike nuk kanë vlerë, sepse kombi, parasegjithash dhe mbi të gjitha, është identitet kulturor.

Sot shumë shqetësohen pse tipa si Gzim Kelmendi përbuzin figurën e Skenderbeut dhe idealizojnë ato të sulltanëve osmanë. Është shumë e kuptueshme pse ata e bëjnë një gjë të tillë. Si pasojë e vetasimilimit ata kanë pushuar se qenuri shqiptar. Ata mund të jenë vetasimiluar në turq, arab, boshnjak, ose në diçka prej krejt këtyre, por shqiptar më nuk janë. Si rezultat Skenderbeu nuk mund të jetë heroi i tyre. Heroi i tyre është Ballaban Pasha, shqiptari katolik i Matit që u bë turk dhe si komandant i Sulltanit derisa vdiq luftoi kundër atdheut të vet. Por, në fund të fundit vetasimilimi individual nuk është problem. Njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre idenitare. Problem është transformimi kolektiv identitar i shqiptarëve të Maqedonisë. Historikisht të pandikuar nga lëvizjet kombëtariste shqiptare të kohës së Rilindjes dhe më pas, të sunduar gjatë nga pushtete agresive serbe dhe maqedone që u mohonin kulturën e organizuar kombëtare dhe u afirmonin identitetin fetar, sot në kushtet e ringjalljes globale të përkatësive dhe ideologjive fetare, shqiptarët e Maqedonisë janë tërësisht të pambrojtur nga fenomeni i boshnjakizimit. Shkollat e tyre të dobëta kombëtare dhe kultura letrare e mediale e zbehtë nuk mund t’i bëjnë ballë nacionalizmit ortodoks maqedon që imponohet përmes presionit shtetëror, si dhe milionave të islamit politik turk dhe salafizmit arab. Vetë Shqipëria dhe Kosova janë duke pasur problem me këta dy të fundit, e lëre më shqiptarët e Maqedonisë që kurrë nuk e kanë njohur forcën ideologjike të shtetit nacional. Natyrisht në këtë kontekst fajin e ka elita politika shqiptare atje, që, e dhënë pas obsesionit të pushtetit, është shkapërderdhur në dhjetra parti, duke varrosur mundësinë për të ndërtuar një subjekt të vetëm politik që mbron dhe shtyn përpara agjendën kombëtare të shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë. Nga kjo duhet përjashtuar zëra individualë në politikë dhe publicistikë, por ata janë të pafuqishëm para trendit kolektiv. Këta zëra janë jehona e fundit e mendimit politik të Arbër Xhaferit, i cili, sot, po të ishte gjallë, do të turpërohej nga histeria salafiste e bashkadhetarëve të tij kundër Berat Buzhales. Ndërkaq ne sot duhet të ndihemi tepër keq që në vend të veprave të Arbër Xhaferit tek shqiptarët e Maqedonisë lexohen me zell skolastik tekstet e propagandës salafiste, e cila, në fund të ditës, injorantët i transformon në militantë të përkushtuar të xhihadit. Kjo përbën një degradim kulturor, në përmasat e një tragjedie për një komb që ka aspirata evropiane.

Në kontekst historik fenomeni i boshnjakizimit nuk është i panjohur për ne. Si pasojë e situatave në të cilat përkatësia fetare ka fituar terren përballë përkatësisë etnike ne kemi humbur një popullatë të tërë përgjatë Malit të Zi dhe rajonit të Sanxhakut, e cila është asimiluar në popullatën boshnjake. Teoria e orientalistit Hasan Kaleshi, se islamizimi i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi sllav këtu jo vetëm që përgenjshtrohet krejtësisht, por në fakt kemi një rast të qartë ku islamizimi ka shkaktuar asimilimin e shqiptarëve. Kur kjo kishte ndodhur ishin rrethana të vështira historike për shqiptarët, por të na përseritet sot e njejta histori është është e pafalshme për të gjithë ne që jemi gjallë dhe një kritikë për ata që me 1912 nuk arritën ta shpallin pavarësinë kombëtare shqiptare në Shkup, qytetin më të madh shqiptar të asaj kohe. gAZETA iMPAKT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit