16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Winston Churchill nuk është më i mirë se Adolf Hitleri” thotë politikani Indian

Më të lexuarat

Një politikan indian ka thënë se Winston Churchill nuk është më i mirë se Adolf Hitleri dhe se të dy liderët kanë sasi të njëjtë të derdhjes së “gjakut” në duart e tyre.

Dr Shashi Tharoor, në librin e tij të ri “Perandoria e palavdishme” ku përshkruan mizoritë e Perandorisë Britanike, tha se ish-kryeministri britanik duhet të mbahet mend bashkë me diktatorët më të shquar të shekullit të njëzetë.

Dr Tharoor, një ish nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së, tha se fajin për urinë e Bengalit e kishte Churchill. Në vitin 1943, deri në katër milionë Bengalis përjetuan tmerrin e urisë që i qoi deri në vdekje, kur Churchill shmangi ushqimin për ushtarët britanikë dhe vende të tilla si Greqia, ndërkohë që një zi buke vdekjeprurëse përfshiu Bengalin, përcjell KohaIslame.

Duke folur për urinë e Bengalit në vitin 1943, Kryeministri që udhëhoqi Britaninë për fitore në Luftën e Dytë Botërore, tha: “I urrej indianët. Ata janë një popull kafshë, me një fe shtazarake. Zia e bukës ishte faji i tyre për të mbarështuar si lepujt. ”

“Churchill ka aq gjak në duart e tij po aq sa Hitleri” ka thënë ai.

Ai po ashtu ka shtuar se revolucioni industrial i Britanisë u krijua në fakt nga de industrializimi i Indisë.

Ai ka marrë shumë tituj për punimet e tij ku sipas tij britanikët kanë “harresë historike” mbi mizoritë dhe plaçkitjet që ka bërë perandoria e tyre./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit