5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Wikileaks publikon miliona email të dërguar nga politikanët e Sirisë

Më të lexuarat

Wikileaks ka filluar me publikimin e më shumë se dy milionë emailave të figurave të larta politike, minstrave dhe kompanive që kanë qenë të lidhura me qeverinë siriane.

Wikileaks sot në mëngjes ka filluar të zbuloj të ashtuquajturat “Syria Files”. Sipas Wikileaks, këta email tregojnë se si shtetet perendimore “thonë një gjë kurse bëjnë tjetër gjë”, kur ka të bëjë me regjimin e Assadit. Siria momentalisht është në luftë civile, pas një shytpjeje të gjatë nga regjimi i Assadit.

Emailat datojnë që nga gushti i vitit 2006 e deri në mars të 2012. Sipas Wikileaks, emailat rrjedhin nga më shumë se 650,000 email adresa, përfshirë ato të Ministritë së Punëve të Jashtme, Financave dhe Kulturës si dhe kompanive të huaja.

Disa email tregojnë se si kompanitë përendimore i kanë shitur teknologji të komunikimit forcave të sigurisë siriane, Wikileaks bëri të ditur këtë si shembull.

Emailat janë në gjuhë të ndryshme, përfshirë 400,000 në gjuhën arabe dhe 68,000 sosh në gjuhën ruse. Për arsye se ka shumë të dhëna mund të ndodh që të kalojnë muaj të tërë derisa të gjitha këto të dhëna të dalin në shesh.

E njëjta gjë ndodhi me rrjedhjen e kabllove diplomatike të ShBA-ve, që Wikileaks dhe themeluesi i saj Julian Assange publikuan gjatë viteve 2010-2011.

Assange nuk ishte prezent në zbulimin e këtyre emailave në Londër, sepse ai aktualisht po qëndron në ambasadën e Ekuadorit, me qëllim të shmangies së ekstradimit në Suedi, ku rëndojnë akuzohet për sulm seksual. Assange pohon se ai rrezikon ekstradimin ne ShBA për t’u përballur me akuzat e publikimit të kabllove diplomatike. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit