7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

WhatsApp vjen me një tjetër risi

Më të lexuarat

WhatsApp do të kthejë platformën e mesazheve. Ndryshimi pritet të vijë me përditësimin e ardhshëm të programit, ku përdoruesi mund të postojë një status me foto ose video që ta shohin miqtë e tij.

Statusi i WhatsApp-it, që do të nisë nga e hëna, do t’i lejojë përdoruesit të ngarkojnë foto, GIF-e ose video të cilave mund t’u mbivendosin vizatime, emoji dhe titra. Këto statuse do të jenë të dukshme për miqtë në listën e kontakteve për 24 orë, përpara se të zhduken.

Ky ndryshim mund të hapë rrugën për reklamuesit në këtë platformë. WhatsApp është shprehur para një viti se po shqyrtonte mundësinë e futjes së reklamave joshfrytëzuese pa cënuar privatësinë e individëve.

Përfaqësues të kompanisë shprehen se risia bazohet tek kërkesa e përdoruesve për të ndarë materiale me të gjithë njëherazi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit