Web-Shop në vend të supermarketeve

0
47

Alternativa e blerjes së ushqimeve online? Vajtja për të blerë në dyqan po i bezdis gjithnjë e më shumë gjermanët, të cilët tani po u drejtohen edhe supermarketeve online.
Blerjet e përditshme apo një herë në javë në supermarkaton pranë shtëpisë janë një komponente e pandashme e jetës së përditshme në Gjermani. Imtrud Sauerzapfe p.sh. preferon të shkojë në dyqane të vogla. Atje ajo mund të blejë sipas nevojave, edhe në sasi të vogël, gjithashtu ajo i njeh shitëset: “Mua më pelqen të bisedoj me njerëzit. Preferoj kontaktin personal. Dyqanet janë për mua një qendër komunikimi.” Përveç kësaj ajo do t’i shohë ushqimet që blen, do t’i prekë dhe t’u marrë erë frutave e zarzavateve duke i marrë në dorë. Ajo aq që e di se mallrat që të nevojiten mund t’i kërkosh edhe përmes ekranit të kompjuterit. Motra e saj Brunhild Zinner bën të njëjtën gjë. Edhe 69 vjeçarja do të shohë se si blen. Edhe për të kontakti personal është i rëndësishëm. “Unë shkoj pë rtë blerë jo vetëm, sepse më duhet diçka, por edhe sepse dua të flasë me dikë.”
Rreth gjashtë milionë shtetas gjermanë kanë blerë një herë përmes internetit. Imtrud Sauerzapfe dhe Brunhild Zinner nuk bëjnë pjesë në këtë grup. Dymbëdhjetë përqind e përdoruesvetë internetit (në 2010 ishin nëntë përqind) ka konstatuar Instituti i Demoskopisë Forsa në një anketim të bërë vjeshtën e vitit 2011 kanë blerë të paktën një herë ushqime online. Në këtë anketim prestigjoz rezultoi, se një në tre përdorues nga mosha 18 deri në 29 vjeç e sheh si mundësi që të blejë ushqime online, ndërsa tek ata që janë mbi 50 vjeç vetëm një në dhjetë vetë mund ta mendojë këtë opcion. Burrat janë më të hapur ndaj tregtisë së ushqimeve online (13 % ) ndërsa gratë janë më pak të presdispozuara për këtë (10 %). “Blerja në internet është ndërkohë për gjithnjë e më shumë klientë e vetëkuptueshme”, thotë Christoph Wenk-Fischer, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Federale të Rrjetit të Tregtisë në distancë(BVH).
Web-Shop në vend të rrjeteve klasike të supermarketeve
Ushqimet në rrjet ofrohen si nga rrjetet klasike të supermarketeve si Edeka, Rewe apo Real, ashtu edhe nga dyqanet e mirëfillta web-shops. Të ashtuquajturit tregtarë me pakicë online këtë pranverë kanë krijuar rrjetin federal të tyre (BVLO). 16 anëtarë numëron ndërkohë kjo shoqatë. Ata janë bashkuar në mënyrë që të mund të tërheqin gjithnjë e më shumë klientelë për blerjet online. Në këtë degë nuk ka luftë për konkurrencë, vë në dukje zëdhënësi i BVLO Max Thinius: “Ne synojmë të kemi më shumë frymë bashkëpunimi ekonomik, kjo është më me efekt dhe ndihmon më shumë, sepse ne që të gjithë kemi të njëjtin interes.”
Ndër themeluesit e kësaj shoqate është edhe Allyouneed. Qysh nga maji i këtij vitit kjo ndërmarrje ofron në mbarë Gjermaninë sortimentin e vet, ndërkohë me 10.000 llojproduktesh. Deri në fund të vitit gama e produkteve duhet të arrijë në 25.000. Ky sortiment depozitohet nëpër rafte të larta në një magazinë në Staufenberg pranë Kaselit. Produktet vendosen sipas një liste virtuale blerjeje, në qendrën përkatëse logjistike paketohen dhe shpërndahen. Koha nga momenti i porosisë deri tek furnizimi i mallit është 24 deri në 48 orë.
Produkte që shihen, klikohen dhe porositen
Klientët mund ta plotësojnë në internet ose edhe mobil, përmes smatphone-ve fletën e porosisë. “Qëllimi ynë është, që ta ndryshojmë pozitivisht jetën e përditshme të njerëzve”, thotë Max Thinius, i cili nuk është përgjegjës vetëm për marrëdhëniet e shoqatës me publikun, por edhe për firmën Allyouneed. Veçanërisht familjet preferojnë ta përdorin ofertën e re të supermarketit online. Ato përbëjnë 40% të klientelës së përhershme.
“Gati gjysma e klientëve tanë nuk jetojnë në qendrat urbane dhe kësisoj mund të blejë produkte, të cilat nuk i gjen në rajonin e vet”, thotë Thinius. Ai njeh një familje, në të cilën veçanërisht fëmijët gëzohen, që më në fund kanë mundësi të hanë lloje të tjera cornflakes dhe marmalatash. Megjithatë kjo ndërmarrje interneti është specializuar për ushqime të thata me një gamë të gjerë produktesh bio. Frutat, perimet apo ushqimet e ngrira firma nuk i ofron për shitje. “Shumë njerëz janë të rezervuar sa i përket porosive në internet për produkte të freskëta”, thotë zëdhënësi.
Tregtia në Gjermani në këtë mënyrë reagon ndaj mundësive të reja teknike, të cilat ofrojnë interneti dhe smartphone. Mbetet të shihet sa sa e fortë do të jetë konkurenca e porosive virtuale dhe blerjeve përmes celularëve kundrejt blerjes tradicionale në supermakret./dw/kohaislame.com