8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Washington Post” publikon paralajmërim mbi kërcënimin terrorist të FETO-s

Më të lexuarat

Kreu i FETO-s Fetullah Gülen në tekst krahasohet me Sheikun Omar Abdel-Rahman, i njohur si “Sheiku i verbër”, i cili në SHBA u dënua me burgim të përjetshëm për komplot

 

WASHINGTON (AA) – Gazeta amerikane me tirazh të lartë “Washington Post”, në numrin e sotëm publikoi një shkrim të gjerë në të cilin paralajmëron për kërcënimin e organizatës terroriste FETO dhe bën thirrje për ekstradimin e drejtuesit të kësaj organizate Fetullah Gülen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e kremtimit të përvjetorit të dytë të tentimit të grushtit ushtarak në Turqi, Komiteti Drejtues për Bashkëpunimin turko-amerikan (TASC) publikoi një reklamë në tërë faqen e “Washington Post”, për të treguar kërcënimin të cilin paraqet organizata terroriste FETO dhe shkollat ​​e saj për shoqërinë amerikane dhe shtetin.

TASC, e cila tubon afër 150 OJQ, kujtoi lexuesit e “The Washington Post”, në përpjekjen e pabesë të grusht shtetit ushtarak, e cila u pengua nga populli turk duke dalë në rrugë dhe duke iu kundërvënë puçistëve të FETO-s.

Gjithashtu, teksti thotë se organizatori kryesor dhe protagonist i asaj përpjekjeje është Fetullah Gülen, i cili jeton në lokalitetin Saylorsburg në shtetin federal amerikan të Pensilvanisë.

TASC në tekst i bën thirrje opinionit amerikan të ushtrojë presion ndaj institucioneve për të ekstraduar Gülenin tek institucionet gjyqësore turke për t’u ndjekur penalisht për krimet që ka kryer.

Kreu i FETO-s Fetullah Gülen në tekst krahasohet me Sheikun Omar Abdel-Rahman, i njohur si “Sheiku i verbër”, i cili në SHBA u dënua me burgim të përjetshëm për komplot dhe sulmin e kryer në vitin 1993 në Qendrën Tregtare Botërore në New York.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit