Washington Post: Pse Rusia e meriton suksesin në Lindjen e Mesme?!

0
100

David Ignatius për Washington Post shkruan se Rusia e meriton suksesin në Lindjen e Mesme, ku “ai përdor një ndërthurje të forcës ushtarake dhe të diplomacisë, dy mjete me të cilat SHBA e ka dominuar rajonin për dekada të tëra”.

Autori i artikullit konsideron se Putini ka arritur sukses sepse në mënyrë efektive e ka përdorur forcën që e kishte në dispozicion, dhe thekson se kryetari rus ka pasur ndikim në Siri, nga shkaku se arriti t’i ruajë marrëdhëniet e mira me aktorë të ndryshëm: Iranin, Turqinë, separatistët kurdë. Kjo është pikërisht arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një partner i domosdoshëm në të kaluarën. Për shembull, Shtetet e Bashkuara ishin aleat dhe mik i Izraelit, por i ruanin marrëdhëniet edhe me lëvizjet e rezistencës palestineze, ndërsa me organizatat e tjera me të cilat nuk kishin kontakt të drejtpërdrejtë, arrinin marrëveshje përmes ndërmjetësuesve.

Ignatius konsideron se varësia e SH.B.A.-së nga vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj disa shteteve me të cilat ka pasur marrëdhënie të acaruara, ka pasur ndikim negativ për Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në anën tjetër e thekson se intervenimi ushtarak rus në Siri ka qenë i kufizuar, por shumë efektiv.

Rusia për suksesin e saj në Lindjen e Mesme u detyrohet diplomatëve të vet mjaftë të aftë për të negociuar midis palëve të ndryshme, duke e krahasuar këtë me sjelljen e Shteteve të Bashkuara në periudhën e kaluar. “Rusia ka negociuar në Astana që nga viti 2017, gjatë së cilës bashkoi Turqinë, Iranin dhe palët Siriane për të diskutuar rreth rindërtimit të vendit. Negociatat e Gjenevës si një iniciativë amerikane janë në rënie ”, shkruan Ignatius.

Diplomacia ruse insiston në ruajtjen e regjimit të Asadit, por gjithë kohën ishin në kontakt me kurdët sirian të cilëve u premtoi që Kushtetuta e re e Sitrisë do t’u jep “autonomi kulturore”, si dhe heqjen e mbiemrit “arabe” nga emërtimi zyrtar i Sirisë, Republika Arabe Siriane. Ignatius në veçanti thekson se diplomacia ruse në Siri negocion më shumë nga interesi dhe jo ideologjia, ndërsa intervenimi amerikan është i ngarkuar me “fantazinë e ideologjisë”.

Rusia ndër shekuj ka dashur të ketë ndikim në Lindjen e Mesme, dhe tani ajo pati sukses. Duket paksa e çuditshme që Trumpi ua dha falas rusëve atë që aq shumë e dëshironin.

Islampress