16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Wall Street Journal: Princi Alwaleed bin Talal mund ta blejë lirinë me 6 miliard dollarë

Më të lexuarat

Siç informon Wall Street Journal, autoritetet saudite i kërkojnë princit Alwaleed bin Talal, një të tretën e pasurisë për ta lënë të lirë. Dhe bëhet fjalë për afro 6 miliard dollarë.

Prej javësh, ai dhe të tjerë biznesmenë e ish-ministra, janë burgosur në një hotel duke u hetuar mbi pasurinë e tyre, në kuadër fushatë anti-korrupsion të ndërrmarë nga Princi i Kurorës, Muhamed bin Selman.

Dhe ndër ta, si emër i bujshëm, është dhe princi Alwaleed bin Talal, i cili kohë më parë vizitoi dhe Shqipërinë duke u takuar me kryeministrin Rama dhe premtuar investime në bregdetin shqiptar.

Alwaleed bin Talal posedon një pasuri prej 18.7 miliardë dollarësh, dhe siç thuhet, po negocion mbi lirimin e tij.   Ai dhe afro 320 të tjerëm pjesë e elitës mbretërore, vazhdojnë të mbahën në izoluar në Ritz-Carlton të Riadit.

Prokurori i Përgjithshëm, Shejh Saud al-Mojeb, citohet të ketë thënë se shumë prej tyre kanë rënë dakort që të dorëzojnë një pjesë të fitimeve në këmbim të lirisë, e të cilat dyshohen si përfituara me afera korruptive.

Aksioni i Princit bin Selman është komentuar si një përpjekje e tij për të konsoliduar pushtetin nëpërnjet nënshtrimit të etilës, asaj të cilën e mban të burgosur. Por aid he autoritetet e larta shtetërore të Mbretërisë, i kanë qëndruar versionit se synim është pastrimi nga korrupsioni endemik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit