10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vushtrria mbetet pa traditën e çajit pas Iftarit

Më të lexuarat

Muaji i Ramazanit i ka gjetur të kthyera përmbys karriget e çajtoreve në Komunën e Vushtrrisë. Ky qytet i vjetër i cili njihet për numrin e madh të çajtoreve dhe traditën e çajit, si asnjëherë më parë i ka të mbyllura për shkak të pandemisë së coronavirusit. Vedat Grabanica, pronar i njërës nga çajtoret në Vushtrri, tha për kallxo.com se gjatë muajit të Ramazanit, pas iftarit, çajtoret kanë qenë të mbushura plot me njerëz. Ndërkaq, Fehmi Rashica, pronar i “ Çaj-Kafe Rashica” tha se qyteti i Vushtrrisë, gjithmonë e ka konsumuar çajin ndërsa gjatë muajit të Ramazanit, frekuentimi ka qenë akoma më i madh. “Gjithmonë e kemi pi çajin shumë, kafet në Vushtrri kanë qenë plot e kanë pas punë. Vjet në Ramazan plot i kemi pas”, tha Rashica. Që të dy pronarët e çajtoreve rrëfyen se janë duke u përballur me humbje gjatë kësaj kohe dhe se shpresojnë që pandemia të kalojë për të rifilluar punën./kallxo.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit