6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vullnetarët e TIKA-s aktivitete edhe në Maqedoni

Më të lexuarat

“Qëllimi i këtij programi është pjesëmarrja në aktivitetet e ndihmës dhe përqafimi i njerëzve në ato territore”, ka theksuar Yılmaz

ANKARA (AA) – Në kuadër të pjesës së dytë të programit “Shkëmbimi i Përvojave Afrika 2017”, i cili zhvillohet nën koordinim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik të Turqisë (TRT) dhe Anadolu Agency (AA), një ekip i përbërë nga 31 studentë nga të cilët 17 janë vajza do të nisin aktivitetet e ndihmave në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Orientimi i “Programit të Shkëmbimit të Përvojave Maqedoni 2017”, që është pjesa e dytë e punimeve është realizuar nga TIKA.

Shef i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Partneritetit të TIKA-s, Dr. Mehmet Yılmaz, ka dhënë informacione në lidhje me punimet që kryen TIKA në shumë rajone të botës.

Duke nënvizuar se Ballkani është porosi e paraardhësve, Yılmaz, ka vënë në dukje se në rajon jetojnë shumë bashkatdhetarë. “Qëllimi i këtij programi është pjesëmarrja në aktivitetet e ndihmës dhe përqafimi i njerëzve në ato territore duke parë në vend ndihmat e kryera nga Turqia”, ka theksuar Yılmaz.

Pasi është shprehur se në Ballkan ndodhen shumë vepra të trashëgimisë Osmane dhe se punimet për restaurimin e këtyre veprave janë kryer nga TIKA, Yılmaz, tha se aktivitetet e Turqisë në rajon kanë një vend shumë të rëndësishëm.

Ndër të tjera duke uruar që programi të kalojë me sukses, Yılmaz, është shprehur se “Falë projektit do të merrni njohuri edhe për TIKA-n, por gjithashtu do të vëreni edhe se çfarë punimesh ka kryer vendi ynë në rajon dhe do të ndjeheni krenarë”.

Njohja e TIKA-s jashtë vendit është shumë më e madhe se sa njohja e saj brenda vendit, ka theksuar Yılmaz, duke shtuar se duhet të rritet edhe njohja kombëtare.

Emine Hoxha, studente në degën e ekonomisë në Universitetin e Tregtisë të Stambollit e cila merr pjesë në këtë program, duke bërë të ditur se jeton në Shkup, ajo ka shprehur falënderimet për TIKA-n e cila organizon këtë program. “Është krenari për ne që të rinjtë vazhdojnë qytetërimin e ndërtuar nga Osmanët”, është shprehur Hoxha.

Ekipi i përbërë nga 31 studentë që arsimohen nga universitete të ndryshme të Turqisë, në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave Maqedoni 2017” do të ndjekin nga afër aktivitetet e Turqisë në Ballkan dhe gjithashtu do të marrin pjesë edhe në aktivitetet e ndihmave.

Studentët në kuadër të programit i cili do të vazhdojë deri më 28 gusht, do të marrin pjesë në punimet e lyerjes me bojë të kangjellave në Muzeun e Shtëpisë Përkujtimore të Ali Rıza Efendi në fshatin Koxhaxhik, dhe të ndërtesave të një konvikti për meshkuj, shkollave Mustafa Kemal Atatürk në fshatin Gorenca, Necati Zekeriya në fshatin Elevca, Koço Racin në fshatin Gjopçeli dhe të Koço Racin në fshatin Kurtamzali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit