12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vullin: Po dëgjohet zëri i serbëve të Kosovës

Më të lexuarat

Alleksander Vullin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka përfunduar vizitën në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka siguruar serbët e Kosovës, se zëri i tyre po dëgjohet fuqishëm. Pas Leposaviqit, Vullin ka takuar liderët serbë të veriut si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, me të cilët ka biseduar rreth tri orë.

“Nuk do të mund të na ndajnë, pavarësisht se në cilën pjesë të Serbisë jetohet”, ka porositur drejtori i Zyrës për Kosovën, Alleksander Vullin, i cili ka siguruar se zëri i serbëve të Kosovës do të dëgjohet në bisedimet e ardhshme të Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo qeveri ka premtuar se zëri i popullit të Kosovës do të dëgjohet. Ne biseduam për të gjitha probleme, për atë se si do të shkojmë mëtutje dhe si t’ia mundësojmë popullit tonë që të jetojnë më mirë dhe më drejt”, tha Vullin, ndërsa Radenko Nedelkoviq, kryeshef i të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës, tha se serbët nuk kanë shtet rezervë.

“U morëm vesh që në periudhën e ardhshme të jemi një ekip. Ne e mbështesim fuqishëm z. Vullin dhe shtetin tonë. Ne e kemi vetëm Beogradin zyrtar, dhe dëshirojmë që në periudhën e ardhshme, të gjitha problem t’i zgjidhim me Beogradin”, tha Nedelkoviq.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën, ka potencuar edhe çështjen shtesave kosovare, të cilat, siç tha ai, nuk do të hiqen, por që ai vetë do të angazhohet që shpërndarja e tyre të bëhet më e drejt. “Shtesat për serbët e Kosovës nuk duhet t’u jepen vetëm atyre, të cilët punojnë në institucionet e shtetit, në organet e qeverisjes dhe ndërmarrjeve publike, vetëm se ato në mënyrë sa më të drejtë duhet t’u distribuohen të gjithëve që jetojnë dhe punojnë në Kosovës. Shtesat janë dedikuar për atyre serbëve që jetojnë në Kosovës, që të paktën t’ua lehtësojnë jetën e rëndë dhe të padrejtë. Shpesh flitet për keqpërdorimet e shtesave. Ato ekzistojnë jo vetëm lidhur me shtesat, veç edhe te pensionet dhe ndihmat sociale. A duhet t’i heqim pensionet dhe socialin?”, ka pyetur Vullin./zeri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit