13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vulin në Kosovë

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, duke qëndruar në komunën e Leposaviqit, ka filluar vizitën e tij në veri të Kosovës, shkruajnë mediet serbe.

Siç thuhet, Vulin gjatë orëve të paradites në Mitrovicë do të ketë takime me përfaqësues të serbëve të veriut.
Më parë, Vulin në Leposaviq, në Qendrën e Kulturës ka marrë pjesë në hapjen e një ekspozitë të eksponateve etnografike të Muzeut të Prishtinës, raporton Express.
Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Kosovë që prej se është emëruar në këtë pozitë. Vulin, para dhjetë ditësh, pati vizituar Shtërpcën, Prizrenin, Hoqën e Madhe dhe Rahovecin./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit