10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vulin kërcënon Malin e Zi: Mos dërgoni ushtarë në Kosovë, sepse cenoni stabilitetin e Ballkanit

Më të lexuarat

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar prej Malit të Zi të mos dërgojë ushtarë në Kosovë, sepse në këtë formë do të cenonte marrëdhëniet me Serbinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Malit të Zi ka zbuluar propozim vendimin rreth dërgimit të një zyrtari ushtarak në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Është paraparë përfshirja e dy oficerëve të shtabit, njëra prej të cilave do të jetë në Komandën e Misionit në Prishtinë dhe tjetri në Komandën Rajonale të Misionit në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me të, ministri serb i Mbrojtjes tha se “më e mira është që t’iu sugjeroj shtetit malazez dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që ta mendojnë edhe një herë këtë vendim dhe mos të dërgojnë ushtarë në Kosovë”.

Autoritetet malazeze, siç po e konsideron Vulin, “e dinë shumë mirë se Kosova është pjesë e shtetit serb në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së”.

Ministri edhe njëherë u “kërkoi autoriteteve malazeze të përmbahen dhe të mos dërgojnë oficerë në Kosovë, pasi që në kë formë po e pengojnë edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai më tutje pohoi se në këtë formë do ta destabilizojnë rajonin tonë dhe nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe shtetit të Serbisë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit