9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vulin i fton serbët e Kosovës ta rrëzojnë Qeverinë

Më të lexuarat

Ministri për punë, Punësim, çështje lufte e kryetar i Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin, mendon se Qeveria në Prishtinë duhet rrëzuar dhe se duhet shkuar në zgjedhje në të gjitha nivelet në Prishtinë e serbët i këshilloi që të “ulin gjakrat” dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkët për të cilat nuk pajtohen, transmeton Koha.net.

Aleksandar Vulin , duke u përgjigjur lidhur me ndërrimet në Listën Srpska dhe të ministrit Lubomir Mariq, ka thënë se edhe njëra e edhe pala tjetër duhet t’i qetësojnë pasionet, të gjejnë zgjidhje të përbashkët e të përpiqen të evitojnë fjalët e rënda të cilat mund të reflektohen edhe në punë.

“Ata jetojnë njëri pranë tjetrit dhe çdo përçarje e serbëve në Kosovë e është rrezikshme dhe ato duhet evituar”, ka shtuar Vulin.

Ai ka theksuar se gjërat i vështron ndryshe nga seç i shohin njëra dhe pala tjetër.

“Mendoj se Qeverinë e Kosovës duhet rrëzuar. Atë duhet rrëzuar në parlament për shkak se nuk e ka themeluar Asociacionin e Komunave serbe, duhet nxitur mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme dhe lokale dhe vetëm kështu mund të tregojmë seriozitetin tonë. Nuk jam i sigurt ta kem përkrahjen as të Partisë përparimtare serbe dhe as të asaj të Lëvizjes socialiste në Kosovë, por më keni pyetur dhe ky është qëndrimi im. Qeverinë në Prishtinë duhet rrëzuar dhe duhet shkuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale”,ka nënvizuar Vulin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit