7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës nuk është në tavolinë

Më të lexuarat

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina nuk po bën asgjë për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë, duke theksuar se vlerëson shumë që presidenti francez Emnanuel Macron po bën përpjekje për diçka, për të cilën askush nuk garanton suksesin politik. Ai gjithashtu ka thënë se ideja e korrigjimit të kufirit, ose shkëmbimi i territoreve më nuk është aktuale.

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, të cilën e transmetojnë mediat serbe, në pyetjen pyeti se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, presidenti serb ka thënë se nuk aktualisht nuk shtrohet një pyetje e tillë.

“Prishtina ka vendosur të aplikojë taksë prej 100 për qind për produktet nga Serbia për të na detyruar të njohim pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Kjo nuk është sjellje e civilizuar. Nëse ata që janë përgjegjës në Kosovë mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, por janë të gabuar. Ne nënshkruam prillin e vitit 2013 në Bruksel një marrëveshje për të garantuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ata nuk e zbatuan, dhe në vend të kësaj ata sajojnë të pavërteta për ta dëmtuar imazhin tonë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiç tha se ai vlerëson që presidenti francez Emmanuel Macron po bën përpjekjet personale për diçka që askush nuk mund të garantojë sukses.

“Ai është i guximshëm. Angazhohet në çështje të rëndësishme, megjithëse kanë pak shanse të shpaguhen politikisht”, tha Vuçiqi.

Gazetari “Le Figaro” e ka pyetur Vuçiqin edhe lidhur me idenë e ‘Shqipërisë së Madhe’, për të cilën ai theksoi se shqiptarët kanë ende aspirata të tilla.

“Ata e dëshirojnë atë dhe njerëzit budallenj nuk e shohin atë. Ndonjëherë o të thoshin se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, nganjëherë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ajo ide. Shikojeni Albin Kurtin, i cili i fitoi zgjedhjet. Rri ulur derisa i bëjnë foto, kurse pas tij nuk ka flamur të Kosovës, por të Shqipërisë. Dhe të gjithë ambasadorët, përfshirë atë amerikan dhe britanik, u ulën me të dhe vendosën para flamurit shqiptar dhe kjo nuk i shqetësoi ata”, tha ai.

Vuçiq tha se “që nga lufta e vitit 1999 me NATO-n, serbët vazhdimisht kanë qenë në defansivë dhe paralelisht kësaj shqiptarët janë imazhi i tyre i mirë, të cilin e ka krijuar propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre”.

“Ata kanë vendosur interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, e Kurti tashmë ka paralajmëruar një marshim të madh drejt Tiranës dhe ka sulmuar Edi Ramën, pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan të cilën e mbështet Kryeministri shqiptar”, tha Vuçiqi./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit