8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiç para peshkopëve ortodoksë: si po na çmend Kosova si popull

Më të lexuarat

Prezent në takimin vjetor të Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe, presidenti Vuçiç është shfaqur disi ndryshe para kupolës më të lartë klerikale të vendit të tij, kur ka ardhur puna që të flasë sërish për Kosovën.

Aty u konfirmua qëndrimi “unanim dhe i qartë” se Kosova dhe Metohia janë pjesë integrale e territorit sovran të Serbisë, por Vuçiç ka shfaqur kontestimet e tij për këtë qasje duke zgjedhur të zbresë me “këmbë në tokë” .

Vuçiç tha se ai nuk priste një tjetër vendim, se do ta respektonte atë, por tha gjithashtu se ishte e nevojshme që serbët të përballeshin me realitetin.

“Është e papranueshme që KPS-ja të bëjë ndryshime në statusin e Kosovës, gjë që çon ose në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur ose në ndonjë ndryshim të ndarjes territoriale, pa të cilën është e pamundur për ta përcaktuar atë”, tha presidenti serb, duke shtuar se ishte aty ishte “jo për t’u fshehur prapa mantelit e tyre”.

“Është e imja që të udhëheq një politikë për të negociuar në favor të shtetit, që të dëgjoj, që të mos kritikoj kur të kesh një qëndrim të ndryshëm, e që të përgjigjem në një mënyrë shumë të përgjegjshme dhe korrekte”, u tha Vuçiç peshkopëve ortodoksë.

Ai tha se e di që është kundër të gjithëve në këtë vend, por nuk ka dëgjuar askënd që “të flasë duke iu referuar realitetit”.

“Dëgjoj vetëm tregimet se Kaçaniku është zemra e Serbisë. A mund të shkoni atje dhe të hapni një institucion serb? Nuk ka përgjigje për këtë pyetje. Ne do të presim pesë milionë vjet. Meqë të gjithë janë të çmendur për Evropën, botën, shqiptarët dhe këtu në vendin tonë, edhe unë do ta bëj veten të marrë. Duket si një politikë e bukur. Unë do të bëhem i qetë për të pushuar të gjitha shantazhet, kërcënimet dhe presionet. Ama fakti që ne do të humbasim para, investitorë, rrugë, e shumëçka tjetër…Mos më pyesni atëherë. Kjo është ajo që po them, sepse ne jemi duke drejtuar një politikë duke e bërë veten të çmendur”, tha ai.

Vuçiç ka marrë kurajon që të denoncojë dhe anën më të dobët serbe, që është njëherësh shkaku i nacionalizmit të tyre ekstrem e me pasoja: mitet. Ai theksoi se serbët pëlqejnë të jetojnë në mitet e tyre.

“Më shumë se të gënjejmë dikë tjetër, ne duam të gënjejmë veten tonë. Ky është sport i preferuar!”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit