16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vuajtjet e myslimanëve në Burma dhe rëndësia e tyre për popujt e Indonezisë dhe Malajzisë

Më të lexuarat

Mianmari së bashku me Malajzinë dhe Indonezinë shtrihen në rajonin gjeografik të Azisë Juglindore dhe janë ndër dhjetë anëtarët e Bashkimit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Megjithatë, kushtet ekonomike dhe politike të këtyre vendeve janë krejtësisht të ndryshme. Indonezia është vendi më i populluar islamik. Ky vend, së bashku me Malajzinë, është një nga shtetet më të zhvilluara dhe me ndikim më të madh në ASEAN. Mianmari, megjithatë, është me shumicën e popullsisë budiste, por kjo nuk do të thotë që nuk ka pakica fetare dhe etnike në këtë vend. Një nga pakicat më të mëdha fetare dhe etnike në Mianmar janë myslimanët Rohingia, të cilët kryesisht jetojnë në krahinën perëndimore Rakhine. Pavarësisht nga fakti se qeveria e Mianmarit pohon se myslimanët Rohingia janë emigrantë bengalë, myslimanët Rohingia kanë jetuar prej shekujsh në rajonin Arakan, Rakhinen e sotme, dhe kishin një qeveri mbretërore për qindra vjet.

Por qeveria e Mianmarit jo vetëm që nuk u jep myslimanëve Rohingia të drejtën për të pasur shtetësinë, por që nga vitet 1960, ushtarakët në pushtet në Mianmar kanë nisur fushatat e përgjakshme ndaj myslimanëve Rohingia me qëllim që t’i dëbojnë ata nga shtëpitë e tyre. Ky trend është zgjeruar që nga viti 2012, kur militantët gjithnjë e më radikalë dhe budistët ekstremistë u bënë më shumë të koordinuar dhe më intensivisht të organizuar, duke filluar sulme të gjera kundër myslimanëve Rohingia në krahinën Rakhine, duke vrarë më shumë se një mijë njerëz dhe duke shkaktuar dhjetëra mijëra njerëz të plagosur dhe të dëbuar. Kombet e Bashkuara deklarojnë se myslimanët Rohingia janë pakica më e shtypur në botë dhe i bëjnë thirrje qeverisë së Mianmarit që të ndalojë krimet kundër myslimanëve Rohingia. Pavarësisht nga konfirmimi i përfshirjes së ushtrisë dhe qeverisë së Mianmarit në masakrën e myslimanëve Rohingia, vendet perëndimore që pretendojnë se janë mbrojtësit e të drejtave të njeriut, nuk ndërmarrin asnjë veprim serioz për të ndaluar dhunën e përgjakshme dhe gjenocidin kundër myslimanëve Rohingia.

Xhahangir Mohamad, Drejtor i Qendrës për Çështjet Muslimane në Mançester, thotë:

“Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore jo vetëm që nuk janë të shqetësuar për spastrimin etnik të myslimanëve Rohingia në Mianmar, por kanë mbyllur sytë e tyre përballë kësaj tragjedie, sepse ata kërkojnë përfitime ekonomike dhe kontroll mbi burimet e Mianmarit”.

Kjo situatë i dëmton rëndë myslimanët në botë, duke përfshirë malajzianët dhe indonezianët. Për këtë arsye, myslimanët indonezianë dhe malajzianë janë përpjekur të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare për gjendjen e vështirë të myslimanëve Rohingia duke mbajtur demonstrata masive dhe tubime. Ata duan të shtyjnë qeveritë e Xhakartës dhe Kuala Lumpurit të ushtrojnë më shumë presione ndaj qeverisë së Mianmarit. Në këtë drejtim, ka një numër çështjesh të rëndësishme. Së pari, populli indonezian dhe malajzian i nxisin qeveritë e tyre që të luajnë një rol më aktiv në detyrimin e qeverisë së Mianmarit për të ndaluar masakrën kundër myslimanëve Rohingia. Myslimanët malajzianë dhe indonezianë i shohin myslimanët Rohingia brenda kornizës së Ummetit Islamik dhe dënojnë çdo lloj krimi kundër tyre.

Së dyti, sipas popullit indonezian dhe malajzian, masakra ndaj myslimanëve Rohingia zhvillohet brenda kuadrit të gjenocidit, i cili është pjesë e një komploti për të minuar pozicionin e myslimanëve në pjesë të ndryshme të botës.

Amir bin Harun, njëri nga azilkërkuesit Rohingia në Malajzi, thotë:

“Ajo që po ndodh në Mianmar është spastrim etnik dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare, veçanërisht Organizata e Bashkëpunimit Islamik, duhet të bashkëveprojnë drejtpërdrejt me myslimanët Rohingia”.

Së treti, është e papranueshme për popullin mysliman të Malajzisë dhe Indonezisë që budistët ekstremistë, së bashku me ushtarakët e Mianmarit, të shtypin myslimanët Rohingia, një nga komunitetet më të mëdha myslimane në Azinë Juglindore dhe të ashtuquajturit mbrojtës të të drejtave të njeriut mbeten të heshtur. Pra, myslimanët e botës të përkushtuar ndaj detyrave fetare dhe morale përkrahin vëllezërit dhe motrat e tyre në Mianmar dhe dënojnë çdo dhunë kundër tyre. Në këtë drejtim, ndihma dhe mbështetja e popullit indonezian dhe malajzian për myslimanët Rohingia në Mianmar është veçantë.

Abdulhadi Avang, kryetar i partisë PAS të Malajzisë, thotë: “Hetimi për persekutimin dhe masakrimin e myslimanëve Rohingia kërkon ndërhyrje nga vendet e rajonit dhe nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj qeveria malajziane duhet të bashkëpunojë me vendet e tjera për të mbrojtur myslimanët Rohingia”.

Presionet e opinionit publik në Malajzi dhe Indonezi i kanë shtyrë qeveritë e Kuala Lumpurit dhe Xhakartës të marrin një qëndrim të vendosur kundër qeverisë së Mianmarit duke e detyruar atë të ndërmarrë hapa për të ndaluar vrasjen e myslimanëve Rohingia. Për qeveritë malajziane dhe indoneziane, është e papranueshme të qëndrojnë të heshtura budistët ekstremistë kryejnë masakra dhe gjenocid kundër myslimanëve. Përveç kësaj, meqë Mianmari është në rajonin e Azi-Paqësorit, pritet që Malajzia dhe Indonezia të bashkohen me anëtarët e rëndësishëm të ASEAN për të ndaluar dhunën e përgjakshme kundër myslimanëve në Mianmar. Indonezia dhe Malajzia kanë ushtruar presione politike dhe kanë kërcënuar për përjashtimin e Mianmarit nga ASEAN, por nga këndvështrimi i popullit malajzian dhe indonezian kjo nuk mjafton. Qeveria e Mianmarit gjithashtu ndaloi dërgimin e punëtorëve të Mianmarit në Malajzi në shenjë hakmarrje për presionet politike. Ndërkohë, mijëra punëtorë të Mianmarit udhëtojnë çdo muaj në Malajzi për të punuar dhe për të fituar para. Me këtë veprim, qeveria e Mianmarit u përpoq t’i zbresë në publik tensionet me Malajzinë dhe të vendosë popullin e Mianmarit, e në veçanti klasën punëtore, kundër qeverisë së Malajzisë.

Megjithatë, qeveria e Kuala Lumpurit ka qenë më aktive në mbrojtjen e myslimanëve Rohingia, sesa qeveria indoneziane dhe kryeministri malajzian Naxhib Tunis Razzak i ka bërë thirrje presidentit indonezian Joko Vidodo të mbrojë të drejtat e myslimanëve Rohingia së bashku me popullin e tij. Tashmë komuniteti ndërkombëtar është dëshmitar i diskriminimit sistematik dhe i masakrave dhe krimeve që po kryhen kundër myslimanëve Rohingia në krahinën Rakhine të Mianmarit.

Phil Robertson, zëvendësdrejtor i Human Rights Watch për Azinë, thotë:

“Diskriminimi zyrtar kundër myslimanëve Rohingia dhe mosndëshkimi i autorëve të krimeve të mëparshme, krijon terrenin për përsëritjen e masakrave kundër myslimanëve në Mianmar”.

Megjithatë, nga pikëpamja e popullit mysliman në Indonezi dhe Malajzi, ndërsa komuniteti ndërkombëtar, si dhe të ashtuquajturit mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë mbyllur sytë e tyre përballë krimeve të ekstremistëve budistë dhe militantëve kriminelë kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar, Xhakarta dhe Kuala Lumpuri në bashkëpunim me vendet e tjera islamike duhet të luajnë një rol më aktiv në detyrimin e qeverisë së Mianmarit për të ndalur dhunën dhe persekutimin e myslimanëve Rohingia dhe për pranimin dhe njohjen e të drejtave të tyre legjitime civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit