7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

VRITET ME BOMBË NJË BIZNESMEN PALESTINEZ NË TIRANË

Më të lexuarat

Një bombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi që ndodhet pas Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë.

Të dhënat e para flasin se një palestinez nënshtetas izraelit humbi jetën. Policia e kryeqytetit është ende duke hetuar për këtë ngjarje të rëndë.

Viktima, 43-vjeçari Anuar Rizi, punonte si ekonomist në fabrikën e çimentos në Krujë. Një granatë ka shpërthyer në çastin kur viktima ka hapur derën e jashtme.

Pas shpërthimit viktima pësoi plagë shumë të rënda. Pas ngjarjes palestinezi i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak, por humbi jetën gjatë rrugës.

Policia bën të ditur se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës dhe po heton konfliktet e firmës. /expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit