7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vritet edhe një shqiptar në Siri, një tjetër plagoset

Më të lexuarat

Luftëtar shqiptar që dyshohet se janë nisur nga Spezia e Italisë për të luftuar në Siri kundër qeverisë së Bassar al-Asad, sot kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur.
Janë dy 30-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria. Njëri ka humbur jetën gjatë luftimeve të ashpra ndërmjet, tjetri është plagosur rëndë, raporton media italiane “La Spezia”.
Identitetet e tyre nuk dihen ende, por shërbimet e sigurisë italiane kanë urdhëruar hetuesit për të rindërtuar historinë “italiane” të këtyre dy emigrantëve.
 
Sipas hetimeve, shqiptarët ishin nisur nga Liguria, pas kishin bërë një stërvitje të shkurtër. Të përfshirë në operacionet ushtarake, ata janë lënduar së bashku me ushtarë të tjerë dhe njëri ka mbërritur i pajetë në spitalin më të afërt.
 
Mediat italiane raportojnë se tani hetuesit e antiterrorizmit në Itali po hetojnë për të hedhur dritë për periudhën e qëndrimit të luftetarëve në Itali.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit