13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vriten 29 persona dhe plagosen 130 në një stacion të trenave në Kinë

Më të lexuarat

Njëzet e nëntë vetë u vranë dhe 130 u plagosën të shtunën në mbrëmje, kur 10 burra të armatosur me thika të gjata sulmuan stacionin e trenave në qytetin Kunming në jugperëndim të Kinës, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Anëtarët e një grupi separatist nga Xinjiang, besohet të kenë kryer sulmin, thanë autoritetet.

Policia tha se ata vranë të paktën katër sulmues dhe plagosën një të dyshuar femër dhe autoritetet po kërkonin për të dyshuar të tjerë.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, u kërkoi autoriteteve lokale të siguronin siguri në vende publike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit