14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

VRITEN 150 PERSONA NË SIRI, REAGON IRAKU

Më të lexuarat

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki dënoi ashpër masakrën e përgjakshme në Treimsa në Siri, ku u vranë 150 persona. “Masakra tragjike, që shpërtheu në Treimsa, në provincën Hama, ngjalli shqetësim”, deklaroi Maliki në një komunikatë të publikuar në faqen e tij të internetit.

“Ky krim i rëndë, që ne dënojmë ashpër duhet të jetë një argument i fortë në favor të ndërprerjes së dhunës, vrasjeve, protestës”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, kryeministri irakian bëri thirrje për një zgjidhje paqësore për krizën në Siri. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), më tepër se 150 persona humbën jetën dje në Treimsa, përfshi dhjetëra rebelë të vrarë nga bombardimet dhe luftimet në këtë lokalitet sunit në qendër të Sirisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit