9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vret gruan dhe për tetë vite, refuzon të tregojë ku e groposi – e tregoi vetëm pasi i dhuruan një Xbox

Më të lexuarat

Për tetë vite me radhë nga qelia ku ndodhej, kishte refuzuar në mënyrë të përsëritur që të tregonte se ku e kishte groposur kufomën e gruas së tij, të cilën e kishte vrarë.

Sipas mediave, 29-vjeçari Doug Stewart, dukej i pathyeshëm, por pikërisht kur ishin shuar të gjitha shpresat, tregoi. Ose më saktë, vendosi të bënte negociata.

Ai donte një Xbox për të lozur në qeli videolojërat e preferuara dhe në këmbim do të tregonte ku e kishte varrosur gruan.

Kështu, javën e kaluar Doug, i çoi policët në pyjet e kontest së Kalamazoo, në Michigan, SHBA, ku në prill të vitit 2010, kishte vrarë ish-gruan 32-vjeçare Venus Stewar.

Gjithçka pasi ish-gruaja e kishte lënë duke e akuzuar për dhunë dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tyre. Madje ajo ishte kthyer për të jetuar me prindërit, teksa ai kishte vijuar të qëndronte në Virginia, ku po planifikonte vrasjen makabre.

Një ditë Venus u zhduk krejt papritur, ndërsa të gjitha gjërat ishin në shtëpi, prej saj nuk kishte asnjë gjurmë. Policia pasi e kërkoi intensivisht, arriti në përfundimin se ajo ishte vrarë.

Doug kishte krijuar edhe një alibi, duke përfshirë Ricky Spencer, një burrë të cilin e kishte njohur online duke lozur në Xbox.

Ricky duhej të shfaqej në Virginia, duke u shtirur si Doug teksa ai shkonte në Michigan për të vrarë gruan, shkruan noa.al.

Por hileja nuk funksionoi dhe Doug u arrestua, ndërsa Ricky rrëfeu gjithçka në gjykatë.

Në vitin 2011 ai u dënua me burgim të përjetshëm, edhe pse trupi i Venus nuk ishte gjetur. Vetëm javën e kaluar ai tregoi ku e kishte groposur gruan, vetëm pasi mori lojën e Xbox.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit