9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vrau të ëmën dhe e hodhi në kontejner

Më të lexuarat

Ngjarje që s’ka ndodhur deri tani në këto anë, biri vret të ëmën dhe trupin e saj tenton të hedhë në kontejner për mbeturina. E tërë kjo ka ndodhur në Negotinë të Maqedonisë, kur 23-vjeçari, Dimitar S. ka vrarë të ëmën dhe për ta fshehur veprën, ka tentuar ta hedhë atë në kontejner.

Punonjësit e Higjienës Komunale e kanë vërejtur atë rreth orës 3 e 40 të mëngjesit të sotëm se po vërtitej rreth një kontejneri duke tentuar të fusë në të një trup të përgjakur. Ata kanë lajmëruar policinë, e cila ka ardhur me të shpejtë dhe ka arrestuar djaloshin.

23-vjeçari ka pranuar se ka vrarë në shtëpi të ëmën e tij dhe për ta fshehur veprën, ka dashur ta hedhë në mbeturina, transmeton “Zhurnal”.

Sipas informacioneve të para, vrasja është kryer me thikë dhe sëpatë./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit