7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vrau prindërit në Kamëz, Prokuroria kërkon burg përjetë për të riun

Më të lexuarat

Prokuroria e Krimeveë të Rënda ka kërkuar burg përjetë pë 22-vjeçarin Mirald Metallarin, i cili vrau prindërit e tij me armën e shërbimit të të atit. Ngjarja ka ndodhur në datën 24 korrik 2017 në Kamëz, duke lënë të vdekur babain dhe nënën e tij.

Më herët, Mirald Metallari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata. Metallari sipas ekspertizës psikike, rezultoi i aftë mendërisht dhe shfaqi pendesë për krimin e kryer. Ndërsa në seancë ishin të pranishëm motra e vogël e Miraldit dhe daja e xhaxhai i tij.

Metallari ka kërkuar gjykim të shkurtuar për t’i shpëtuar burgut përjetë, me pretendimin se ka pranuar autorësinë e krimit. Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi gjykimin e shkurtuar për Mirald Metallarin.

Gjithçka ka ndodhur një vit më parë pas një sherri banal mes Miraldit dhe babait të tij 3 javë para dasmës, së motrës. Metallari u prangos më 24 korrik, teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur, ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë..Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit