7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vrau me thikë gruan austriake, 20 vjet burg për kosovarin

Më të lexuarat

Për shkak të vrasjes së të gruas së tij, kosovari 25 vjeçar u dënua të enjten në Graz të Austrisë me 20 vjet burg.

Gjykata ka gjetur fajtor, pasi ai thuhet se e ka vrarë gruan e tij me 12 goditje me thikë në prani të fëmijëve.

Paraprakisht, 25 vjeçari e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë por jo edhe qëllimin për të vrarë.

Kosovari ishte i njohur në polici para krimit, pasi u dëbua katër herë nga apartamenti i përbashkët brenda një viti.

Ai u dënua gjithashtu me tre muaj para vrasjes, pasi kërcënoi gruane tij se ai do ta “therte atë si një derr” dhe kërcënoi të vriste djalin e tyre një vjeçar.

Shqiptari para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë veç tjerash: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”.

Po ashtu ai është përbetuar para gjyqit se nuk ka pasur qëllim të vriste djalin e përbashkët. “Unë nuk do të mund t`i bëja asgjë birit tim, unë jam njeri familjar”.

Ndërsa  kosovari ka deklaruar se partnerja e tij atë natë ia kishte pranuar se e kishte tradhtuar, dhe konflikti ka shkuar duke u përshkallëzuar.

Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me atë rast është konsumuar edhe alkool.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon dhe përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.

I pandehuri gjithnjë e kishte akuzuar të dashurën se po e tradhtonte. Pasi kthehen në banesë, një i afërt i tyre që ishte përkujdesur për fëmijët, largohet nga banesa. Pas kësaj përshkallëzon zënka. Gruaja e merr një thikë dhe kërcënon se do të bëjë vetëvrasje, shkruan “ORF”.

Në atë moment, kosovari ia merr thikën, e tërheq deri në dhomën e fjetjes dhe e therë 12 herë me thikë. Më në fund, ai ia pret edhe fytin, ka pranuar më pas kosovari në polici.

Pas krimit makabër, ai personalisht është paraqitur në polici, e cila e ka arrestuar pa ndonjë rezistencë.

Kosovari e ka pranuar fajin, ndërsa nuk ekzistojnë dëshmi për sëmundje psikike.

Viktima ka qenë nënë e tre fëmijëve. Dy nga fëmijët të moshës pesë dhe dhjetëvjeçare, kanë qenë të një bashkëshortësi tjetër. Me të pandehurin, gruaja ka pasur një fëmijë njëvjeçar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit