Vrau 77 persona, jeton si në parajsë

0
22

Breivik trajtohet ndryshe nga të burgosurit e tjerë

Edhe pse i dënuar për vrasjen e 77 personave ai çdo ditë ulet në një tavolinë ku mëngjesi është i bollshëm e i shëndetshëm. Ai mbahet larg të burgosurve të tjerë në Ila, një ish-kamp përqendrimi, i cili është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Ila, pak kilometra larg kryeqytetit, është vendi ku më parë burgoseshin heronjtë e rezistencës norvegjeze. Aty torturoheshin, e me raste edhe ekzekutoheshin nga nazistët. E Breivik që e quan veten një lloj luftëtari lirie, mund të mendojë se e meriton një vend të tillë. Në fakt një i burgosur si ai normalisht duhet të ishte dërguar në Ringerrike, burgun me sigurinë më të lartë në vend, por kjo nuk u bë pasi burgu kishte pamje nga ishulli i Utoyas. Ila është një burg me përmasa modeste. Ai ka 124 qeli, dhe 2 apo 3 policë patrullojnë deri në 12 qeli. Ai ka një ‘suitë’ që në fakt përbëhet nga tre qeli. Ka dhomën ku fle, palestrën dhe një kompjuter, pa internet i cili shërben për të studiuar. Pas stërvitjes, ai lexon gazetat, e pasi ka marrë të dhënat mbi atë çfarë ndodh, ose luan kompjuter, ose shikon ndonjë dvd në televizor. Paketa e tij televizive i lejon të ndjekë 15 kanale. Pas dreke, vrasësi ka mundësinë të dalë për ajër në një kopësht të vogël. Ai lejohet të shkruajë letra, një privilegj të cilin e shfrytëzoi plotësisht kur u shkroi një letër plot 38 faqe tre mediave në vend. Breivik lejohet të ketë vizita, por askush s’ka shkuar ta takojë deri tani./tch/kohaislame