Vrasjet në familje: 7 gushti, ditë e zezë në Kosovë edhe vitin e kaluar

0
63

Kosova u trondit sot kur në mëngjes u mor vesh se në Prizren, me 15 plumba, një burrë i dha fund jetës së gruas së tij, duke e vrarë me armë zjarri. Fiks në këtë kohë, gushtin e vitit të kaluar vendi u trondit nga një vrasje e dyfishtë kur Pjetër Nrecaj, që tash po vuan dënim me burg të përjetshëm, vrau gruan e tij dhe vajzën e tij 9-vjeçare. Në Kosovë për tre vitet e fundit numri i viktimave gra që u vranë nga duart e bashkëshortëve ka qenë i madh.

Më 7 gusht të vitit 2018, Kosova u trondit kur në Gjakovë, Pjetër Nrecaj, me një kallashnikov, la të vdekur gruan e tij, Valbona Marku, e vajzën 9-vjeçare.

Arsyet se pse ndodhi ky krim i rëndë dolën të jetë tejet banale, gruaja dhe burrin ishin të ndarë, e krejt konflikti u tha se kishte filluar për 5 euro. Më vonë, situata u përkeqësua edhe më tutje mes çiftit, derisa gruaja shkoi të jetojë te vëllezërit e saj. Për këtë arsye Nrecaj mori armën dhe kreu një vrasje të dyfishtë.

I njëjti u dënua fillimisht me 24 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Gjakovë, derisa, Gjykata e Apelit më 1 mars të këtij viti vendosi ta dënojë atë me burgim të përjetshëm.

Vendi ku ndodhi krimi një ditë pas vrasjes

Fiks një vit më vonë, një ngjarje po aq tronditëse ndodhi në Prizren.

61-vjeçari, Bajram Velijaj, në mes të rrugës, mbrëmë rreth orës 23:00, do të gjuante 15 plumba duke e lënë të vdekur në vend 42-vjeçaren Armenda Velija, me të cilën kishte vite që ishin martuar.

Të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Zvicra për pushime, derisa, mësohet se e ndjera ishte nëna e këshilltares së kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Dorasi dhe gruaja që vdiq në Prizren

Fatkeqësisht kjo nuk është vrasja e parë që ka ndodhur këtë vit, e ku burri i jep fund jetës së gruas.

2019-ta ka shënuar edhe vrasjen e parë, kjo në Gjilan, kur burri do të vriste, pak pas orës 00:00, gruan e tij me armë zjarri. Policia pati bërë të ditur se rasti kishte ndodhur derisa në këtë familje po festohej me armë zjarri.

Pak muaj më vonë, saktësisht më 22 prill të këtij viti, ndodhi një vrasje e dyfishtë.

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, Hasan Krasniqi, do të kryente një vrasje të tmerrshme duke lënë të vdekur në banesën e tij gruan Hysnije Krasniqi dhe gruan e djalit, Remzie Kamberin.

Dorasi pasi la dy viktima, do t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Mbrëmë, ndërkaq, u shënua edhe vrasja e katër, në Prizren. a familjes, ndërsa janë raportuar mbi 1 mijë raste dhune të shumëfishtë ndaj tyre.

Në vitin 2017, viktima të gjinisë femërore kanë qenë gjithsej 4. Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave në vend thonë se dënimet ndaj atyre që kryejnë vrasje janë shumë të ulëta.