14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vrasje e dyfishtë në një fshat të Vushtrrisë

Më të lexuarat

Një femër dhe një mashkull kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa personi i dyshuar për vrasje të dyfishtë është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti duke e konfirmuar rastin për KosovaPress tha se i dyshuari është arrestuar menjëherë, ndërsa arma me të cilën dyshohet se janë kryer këto vrasje është konfiskuar.

”Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe sipas informatave që kemi i dyshuari vrasjen e parë e ka kryer në një vend tjetër ndërsa kur është kthyer në shtëpi e ka vrarë edhe viktimën tjetër femër e që dyshohet se është bashkëshortja e tij”, tha Zahiti.

Sipas tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa që ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit