14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vrasja e izraelitëve. FBI iu bashkohet hetuesve bullgarë

Më të lexuarat

Autoritetet bullgare kanë njoftuar se FBI i është bashkuar hetimeve mbi sulmin e së mërkurës në Burgas ku humbën jetën 7 persona, ndërsa u plagosën mbi 30 të tjerë.

E ndërkohë Ministria e Brendshme në Sofie ka përgënjështruar lajmin e një dite më parë, sipas të cilit autori i masakrës është një shtetas suedez me origjine algjeriane i quajtur Muhammad Ghezali.

Lajmi u përhap dje nga disa media bullgare dhe izaelite, por kundërspiunazhi suedez mohoi që Ghezali të ishte i përfshirë, çka bëri që autoritetet bullgare të merrnin një qëndrim zyrtar disa orë më vonë.

Pamjet e kamikazit të dyshuar u publikuan dje nga televizionet bullgare për të identifikuar atentatorin dhe në përpjekje për të sqaruar të gjitha aspektet e sulmit në Burgas.

Ndërkohë Irani ka mohuar cdo përfshirje në këtë ngjarje duke i quajtur akuzat e Izraelit thjesht politike.

Pesë viktimat izraelite që u vranë të mërkurën gjatë sulmit kamikaz në Bullgari pritet të varrosen sot në Izrael.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit