6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Vrasësit e 19-vjeçarit Leart Ademi dorëzohen

Më të lexuarat

Ardit Ame nuk është vrasësi i 19-vjeçarit Leart Ademi javë më parë në afërsi të restorantit Biznes në Çair të Shkupit, raporton gazeta KOHA. Pak para çasteve, në policinë e Shkupit janë dorëzuar dy të rinj shqiptarë nga Shkupi, Nedim D. dhe Enis S., të cilët siç mëson gazeta KOHA, e kanë pranuar sulmin vdekjeprurës ndaj Leartit, si dhe plagosjen e shokut të tij, Edis Fakiq.

Në polici informojnë se “mosmarrëveshja” gjatë hetimeve ka ndodhur pasi njëri nga të dorëzuarit e sotëm, ka ngjashmëri të madhe fizike me Ardit Amen, i arrestuar një ditë pas vrasjes së Leartit. Gjatë marrjes në pyetje të Arditit tashmë të pafajshëm, i njëjti disa herë ka mohuar vrasjen e Leartit, megjithëse dëshmitari i rastit, Edis Fakiq, thonë zyrtarë të policisë, për shkak të ngjashmërisë, e kishte ngatërruar Arditin me vrasësin e vërtetë. Ndryshe, Leart Ademi iu nënshtrua plagëve të marra nga një thikë, të shtunën e kaluar, kur dy persona, për arsye banale, e kishin goditur tre herë – dy në gjoks dhe një në stomak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit