13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vrasësi shqiptar me pagesë ekzekutoi gangsterin e famshëm

Më të lexuarat

John Macris, një nga gangsterët më të famshëm në Sidnej të Australisë, mund të jetë vrarë nga një vrasës me pagesë shqiptar.

Gazeta Sydney Morning Herald raporton se vrasja e Macris është pjesë e një lufte të ndezur mes grupeve mafioze në Athinë, që ka sjellë të paktën gjashtë vrasje në Greqi që nga nisja e këtij viti.

Macris ishte një nga figurat kryesore të botës së nëndheshme në Sidnei. Ai do të varroset në një kishë ortodokse greke.

Trupi i 46-vjeçarit do të dërgohet në Australi për t’u varrosur, edhe pse ishte vendosur në Athinë shtatë vjet më parë. Ai nuk kishte rekorde kriminale në Greqi, por autoritetet po hetojnë nëse vdekja ka lidhje me tensionet mes grupeve kriminale.

Ky është shpërthimi më i madh i dhunës në botën e nëndheshme të Greqisë prej shumë kohësh. Grupet kriminale në këtë vend përfitojnë nga portet dhe ishujt e shumë të Greqisë.

Vrasjet me pagesë në Greqi kryhen kryesisht nga vrasës me pagesë nga Shqipëria, që përdorin dy ose tre makina ose motoçikleta që të arratisen nga Greqia menjëherë pasi kanë kryer ekzekutimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit