12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

‘Vrasësi’ i Tom Doshit, i sëmurë mendor me certifikatë

Më të lexuarat

Deputeti Tom Doshi tha dje me anë të një postimi në FB se ka pasur edhe një tentativë vrasje ndaj tij me autor Petrit Çinarin.
 
Por nga dokumentet që ka gjetur e përditshmja Shqiptarja.com, Çinari është i sëmurë mendor që prej vitit 2010 dhe ka një çertifikatë për këtë.
 
Versioni i Doshit ishte se vetë Çinari kishte shkuar në prokurori për të denoncuar babain e Ilir Metës pasi dëshironte të vriste deputetin Doshi.
 
I kontaktuar nga redaksia e Shqiptarja.com, Çinari thotë se nuk mban mend të ketë takuar deputetin Doshi, Ilir Metën apo babanë e tij.
 
Sipas diagnozës së lëshuar nga mjeku specialist, Çinari vuan nga “epilepsi psikomotorre me çregullime psikotike. Fillim demence”./Mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit