6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vrasësi i 54 vjeçarit nga Lipjani dyshohet të jetë vëllai i tij

Më të lexuarat

Dyshohet se 54-vjecarin në Lipjan sot rreth mesditës e vrau vëllai i tij

Zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Express se sot rreth orës 13:00, policia është njoftuar për vrasjen e një personi në Lipjan.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për nje rast vrasje në fshatin Tërbovc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë ajo.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku  viktima: M.G. mashkull, 54 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes.  Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet  nga ana e policisë”

Koha.net merr vesh se i dyshuari që po kërkohet nga policia është vëllai i viktimës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit