Vranë 9-vjeçarin në Mamurras, i ekzekutojnë babain në Tiranë

0
50

Vritet në Tiranë babai i dy vëllezërve Shkreta të cilët ekzekutuan ditë më parë në Mamurras 9-vjeçarin I.Llani dhe plagosën xhaxhain e tij Muharrem Llani, njoton Ora News.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” ku 70-vjeçari Mark Shkreta është qëlluar për vdekje me armë ndërsa dyshohet se autor i ngjarjes është Jetmir Llani.

Ngjarja e ka zanafillën në datën 5 qershor të këtij viti në Mamurras ku dy vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta i kanë zënë pritë në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Bushneshit”, 62-vjeçarit Muharrem Llani.

Ata janë fshehur dhe, sapo kanë konstatuar mjetin që po afrohej me shpejtësi të ulët për shkak të rrugës së amortizuar, kanë qëlluar në mënyrë të befasishme me breshëri drejt makinës duke plagosur rëndë Muharrem Llanin ndërsa gjatë sulmit mbeti i vdekur nipi i tij, 9-vjeçariI.Llani, i cili ishte në makinë në sediljen e parë.

Menjëherë pas krimit dy vëllezërit janë larguar menjëherë nga vendngjarje por policia arriti të arrestojë disa orë më pas njërin prej vëllezërit dhe përkatësisht Vladimir Shkretën ndërsa afro një muaj më vonë u arrestua në aksin Fushë Krujë-Laç edhe Altin Shkreta.

Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për dy vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta, të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e 9-vjeçarit dhe plagosjen e xhaxhait të tij.

Ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. /ALBTIME/kohaislame