10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Volkswagen, ta bënë “varrin”!

Më të lexuarat

Dikur ndesheshim me varre gjigante të elefantëve, ku gjitarët “parkoheshin” në ditët e fundit të jetës për shkak të moshës së vjetër. Ndërsa sot, si për çudi, ndeshemi me varrezat e Volkswagenit, aty ku prodhuesi gjerman i automjeteve ka “parkuar” përfundimisht automjete të përdorura por edhe të reja, në Shtetet e Bashkuara.

Pas skandalit të ashtuquajtur “dieselgate”, që shpërtheu në vitin 2015, kolosi gjerman me seli në Wolfsburg u detyrua që të tërhiqte ose riblinte në SHBA automjetet që ishin të pajisura me të ashtuquajturën “pajisje shuarëse”, pikërisht programit kompjuterik që trukonte emetimet e oksidit të nitrogjenit duke aktivizuar filtrat, gjithsesi në fazë testimi.

Volkswagenit i është dhënë afat deri në qershor të vitit 2019 për të përfunduar fushatën e tërheqjes nga tregu apo riblerjes së këtyre automjeteve, në mënyrë që të evitojë sanksione të mëtejshme, por duket se është shumë pranë përmbushjes së urdhrit të dhënë prej autoriteteve.

Për të sistemuar rreth 335 mijë modele me naftë të riblera deri më tani (plot 7.4 miliardë dollarë shpenzime ekstra), Volkswagenit i është dashur të marrë me qira 37 zona të stërmëdha parkimi. Mes tyre është edhe një stadium i futbollit amerikan, në Detroit, një fabrikë letre të dalë nga funksionimi në Minnesota dhe një pjesë të shkretëtirës kaliforniane në periferitë e qytezës së populluar, Victorville.

Automjetet nuk janë braktisur, gjithsesi, por iu nënshtrohen në mënyrë periodike mirëmbajtjes, thotë Jeannine Ginivan, zëdhënëse e prodhuesit gjerman. Objektivi i tyre mbetet ai i rikthimit në treg të një pjese të mirë të automjeteve, gjithnjë nëse autoritetet amerikane do të autorizojnë se janë respektuar normat e emetimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit