3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vlorë, policia sekuestron 324 kg kanabis, një në pranga, një në kërkim (Video)

Më të lexuarat

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 324 kg lënë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve të policisë, operacioni u krye në fshatin Tragjas të Vlorës.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se: “Gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së shtetasit Z.T., kanë gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale rreth 269 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sativa. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Z.T., si autorin e dyshuar në lidhje me posedimin e kësaj lënde narkotike, për të cilin po punohet për kapjen e tij”

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aldrin Ramadani, për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Tragjas, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi tjetër me lëndë narkotike me peshë prej 55 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sattiva.

Vazhdojnë hëtimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit