6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vlerat ushqyese të pjeshkës

Më të lexuarat

Ky frut i ëmbël është freskues, me pak kalori dhe i shëndetshëm. Ai është i përbërë nga 90% ujë dhe mineraleve të ndryshme ndër të cilat më i bollshëm është kaliumi dhe më pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.

Të hash një pjeshkë në ditë nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% të kërkesave të përditshme të vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbësore për fortifikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit në gjak. Përveç kësaj, një marrje e duhur e vitaminës C zvogëlon rrezikun e kancerit së paku 70%. Një element tjetër i rëndësishëm është beta karotene, e cila stimulon melaninën që favorizon nxirjen dhe ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike dhe e re. Jo rastësisht pjeshka përdoret gjerësisht në prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave të fytyrës.

Ndër të tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese. Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes të kaliumit dhe manganit.

Ajo plotëson organizmin me mineralet e humbura nga djersa.

Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen.

Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund ti shkaktojë parehati zorrëve.

Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit