13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vlera e muajit Muharem dhe e agjërimit të ashurasë

Më të lexuarat

Muaji Muahrem është muaj i madh dhe i bekuar. Është muaji i parë në kalendarin lunar dhe njëri nga muajtë e shenjtë.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ .. الآية (36) سورة التوبة

“Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…”. (Et-Teube: 36).

Ebu Bekrete [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“.. السَّنَةُ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ثَلَاثَةٌ مُتَوَالِيَاتٌ ذُو الْقَعْدَةِ وَذُو الْحِجَّةِ وَالْمُحَرَّمُ ، وَرَجَبُ مُضَرَ الَّذِي بَيْنَ جُمَادَى وَشَعْبَانَ .” رواه البخاري 2958

“Viti është dymbëdhjet muaj; prej tyre katër janë të shenjtë. Tre muaj janë njëra pas tjetrës: Dhil-Kade, Dhil-Hixheja dhe Muharemi, kurse Rexhebi është mes Xhumadel-Uhra dhe Shabanit”. (Buhariu).

Muaji Muharem quhet Muharem për shkak të shenjtërisë dhe për të përforcuar shenjtërinë.

Kurse ajeti:

( فلا تظلموا فيهن أنفسكم )

“Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…”.

Domethënë në këto muaj të shenjtë, sepse në këtë muaj mëkati është edhe më i madh se sa në muajt tjerë.

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] duke e komentuar këtë pjesë të ajetit ka thënë:

“All-llahu e ka ndaluar mizorinë në të gjithë muajtë, mirëpo pastaj i ka veçuar këto katër muaj, mëkati në këto muaj është më i madh edhe shpërblimi për veprat e mira më i madh”.

Katadeja thotë: “Zullumi në muajtë e shenjtë është mëkat më i madh se në muajtë tjerë, edhe pse zullumi në çdo rast është mëkat i madh, mirëpo All-llahu madhëron atë gjë që dëshiron”. Vazhdon dhe thotë: “All-llahu disa krijesa i ka zgjedhur: ka zgjedhur të dërguar nga melaqet, edhe të dërguar nga njerëzit, nga fjala, përmendjen e Tij, nga toka, xhamitë, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin dhe muajtë e shenjtë, nga ditët ditën e xhuma, nga netët natën e Kadrit, andaj madhëroni atë që ka madhëruar All-llahu. Sipas njerëzve të kuptueshëm dhe të mençur gjërat madhërohen për shkak të madhërimit të All-llahut”. (shiko: “Ibn Kethirin”, gjatë komentit të ajetit 36 të sures Teube.

 

Vlera e agjërimit vullnetar në këtë muaj

 

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

أَفْضَلُ الصِّيَامِ بَعْدَ رَمَضَانَ شَهْرُ اللَّهِ الْمُحَرَّمُ . ” رواه مسلم 1982

“Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është muaji i All-llahut, Muharemi”. (Muslimi).

Mveshja e këtij muajit All-llahut tregon se ky muaj është i madhëruar. Sipas Ali El-Kariut ka për qëllim tërë muajin. Mirëpo duke e pasur para sysh se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk e ka agjëruar tërë muajin asnjëher, jep të kuptosh se ky hadith ka përqëllim nxitjen në agjërim gjatë këtij muajit, e jo agjërimin e tërë këtij muajit.

All-llahu i zgjedh kohërat dhe vendet që do Ai

Iz ibn Abdus-Selami [rahimehull-llah] thotë:

“Mbivlerësimi i disa vendeve dhe kohërave është dy lloje: dynjevik dhe fetar. Mbivlerësimi fetar ka të bëjë me faktin se All-llahu tregohet edhe ma bujar ndaj robërve të Tij duke ua mbivlerësuar shpërblimin, siç është rasti me mbivlerësimin e Ramazanit ndaj muajve tjerë, poashtu edhe me mbivlerësimin e Ashurasë…Vlera e sajë ka të bëjë me bujarinë e All-llahu dhe bamirësin ëe Tij ndaj robërve të Vet në këtë ditë…”. (“Kavaidul-Ahkam”, 1/ 38).

Historiku i Ashurasë

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ قَدِمَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْمَدِينَةَ فَرَأَى الْيَهُودَ تَصُومُ يَوْمَ عَاشُورَاءَ فَقَالَ مَا هَذَا قَالُوا هَذَا يَوْمٌ صَالِحٌ هَذَا يَوْمٌ نَجَّى اللَّهُ بَنِي إِسْرَائِيلَ مِنْ عَدُوِّهِمْ فَصَامَهُ مُوسَى ، قَالَ فَأَنَا أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْكُمْ فَصَامَهُ وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ . ” رواه البخاري 1865

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon: Kur erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, pa çifutët duke e agjëruar ashuranë. I pyeti: ç’është kjo që veproni? Thanë: Kjo është një ditë e mirë; në këtë ditë All-llahu ka shpëtuar izraelitët nga armiku i tyre, edhe e ka agjëruar Musai [alejhis-selam]. Tha: Unë jam më meritor për Musain se ju; e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohet kjo ditë”. (Buhariu).

Agjërimi i ashurasë ka qenë i njohur edhe në xhahilijet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka agjëruar edhe kur ishte në Mekë.

Agjërimi i ashurasë ka qenë edhe urtësi e obligimit të agjërimit të Ramazanit. Duke kaluar nga një fazë në fazën tjetër. Në fillim ishte obligim agjërimi i ashurasë që më vonë me zbritjen e ajetit Kur’anor:

{ كُتِبَ عَلَيْكُمْ الصِّيَامُ }

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim…”. Të bëhet obligim agjërimi i muajit Ramazan. (“Ahkamul-Kuran” të Xhessasit).

Vlera e agjërimit të ashurasë

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë:

مَا رَأَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَتَحَرَّى صِيَامَ يَوْمٍ فَضَّلَهُ عَلَى غَيْرِهِ إِلّا هَذَا الْيَوْمَ يَوْمَ عَاشُورَاءَ وَهَذَا الشَّهْرَ يَعْنِي شَهْرَ رَمَضَانَ . ” رواه البخاري 1867

“Nuk kam parë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke u kujdesur për agjërimin e ditës që e ka vlerësuar mbi ditët tjera sikurse është puna me këtë ditë, dita e ashurës dhe sikurse është puna me këtë muaj, muajin e Ramazanit”. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

” صيام يوم عاشوراء ، إني أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله . ” رواه مسلم 1976

“Agjërimi i ditës së ashurasë, shpresoj se i shlyen mëkatet që janë bërë në vitin që ka kaluar”. (Muslimi).

Kjo është dhunti e madhe që na e ka dhënë All-llahu [subhanehu ve teala], saqë për agjërimin e një dite na falen mëkatet që i kemi bërë për një vjet. Pasiqë All-llahu ka dhunti shumë të madhe.

Ashuraja është dita e dhjetë e muajit Muharem.

Përveç agjërimit të ditës së dhjetë është e pëlqyeshme edhe agjërimi i ditës së nëntë.

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon:

حِينَ صَامَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَوْمَ عَاشُورَاءَ وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّهُ يَوْمٌ تُعَظِّمُهُ الْيَهُودُ وَالنَّصَارَى فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَإِذَا كَانَ الْعَامُ الْمُقْبِلُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ صُمْنَا الْيَوْمَ التَّاسِعَ قَالَ فَلَمْ يَأْتِ الْعَامُ الْمُقْبِلُ حَتَّى تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ . رواه مسلم 1916

“Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëroi ditën e ashurasë dhe i urdhëroi të tjerët që ta agjërojnë, disa i thanë: o i Dërguar i All-llahut! Kjo është një ditë që e madhërojnë çifutët dhe të krishterët!? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: në vitin e ardhshëm, me lejen e All-llahut, do të agjërojmë ditën e nëntë. Mirëpo nuk erdhi viti i ardhshëm derisa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk vdiq”. (Muslimi).

Imam Shafiu, Imam Ahmedi, Is’haki dhe të tjerët kanë thënë: është e pëlqyeshme agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka agjëruar të dhjetën dhe ka vendosur ta agjëroj të nëntën.

Urtësia nga agjërimi i ditës së nëntë

Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë:

Dijetarët kanë përmendur disa urtësi nga agjërimi i ditës së nëntë:

1- Disa kanë thënë se është përqëllim kundërshtimi i çifutëve dhe të krishterëve, të cilët e agjërojnë vetëm ditën e dhjetë. I këtij mendimi është Ibn abbasi dhe disa të tjerë.

2- Qëllimi është ndërlidhja e ashurasë me agjërim, që mos të mbetet e vetmuar siç është rasti me xhumanë. Këtë e ka thënë Hattabiu dhe të tjerët.

3- Për të garantuar agjërimin e ditës së dhjetë, pasiqë mundet ta gabojmë hyrjen e muajit, nga shkaku i mosparjes së hënës në fillim të muajit.

Mendimi më i fuqishëm është kundërshtimi i Ehli Kitabit.

Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar përgjajësimin me ithtarët e Librit në shumë hadithe, prej tyre është edhe rasti me agjërimin e ditës së ashura, ku thotë: “Po të jetoja deri në vitin e ardhshëm do ta agjërojë edhe ditën e nëntë”. (“Fetaval-Kubra”, vëllimi i gjashtë).

A lejohet veçimi i ashurasë me agjërim

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu ka thënë:

“Agjërimi i ditës së ashurasë i shlyn mkatet e një vitit dhe nuk urrehet të veçohet me agjërim…”. (“Fetaval-Kubra”, vëllimi i pestë).

Këtë e thotë edhe Ibn Haxher Hejtemiu.

Nëse dita e ashurasë bjer në ditën e xhuma ose të shtunë, ç’duhet bërë në këtë rast?

Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çeshtje. Disa e lejojnë, duke u mëbshtetur në argumentet e përgjithshme, sidomos ato argumente që kanë të bëjnë me ditën e xhuma. Ose e ka pasur të zakonshme agjërimin e një ditë dhe ngrënien e ditës tjetër.

Këtë e thonë edhe në lidhje me agjërimin e ditës së shtunë.

Mirëpo disa dijetar të tjerë, prej tyre është edhe Shejh Albani, [rahimehull-llah], janë të mendimit se nëse këto adhurime binë në ditën e shtunë, duhet ndaluar nga agjërimi, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

{ لَا تَصُومُوا يَوْمَ السَّبْتِ إلّا فِيمَا اُفْتُرِضَ عَلَيْكُمْ } رَوَاهُ أَحْمَدُ بِإِسْنَادٍ جَيِّدٍ وَالْحَاكِمُ وَقَالَ عَلَى شَرْطِ الْبُخَارِيِّ

“Mos agjëroni shtunën përveç se kur e keni obligim”. (Ahmedi dhe të tjerët. Kurse Hakimi thotë se është sipas kushteve të Buhariut).

Cilat mëkate i shlyen agjërimi i ashurasë

Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë:

“Agjërimi i ashurasë i shlyen të gjitha mëkatet e vogla. Domethënia është i shlyen të gjitha mëkatet, përveç mëkateve të mëdha”.

Vazhdon e thotë:

“Agjërimi i ditës së Arafatit, i shlyen mëkatet për dy vjet, kurse agjërimi i ashurasë për një vjet, e nëse përputhet amini i njeriut me të melaqeve, i shlyen mkatet që i ka bërë më herët…Të gjitha këto gjëra të përmendura vlejnë për të shlyer mëkatet. Nëse gjejën ndonjë mëkat të vogël e shlyejnë, e nëse nuk ka mëkate as të vogla e as të mëdha, atëherë i shkruhen sevape dhe i ngriten shkallët…e nëse ka ndonjë mëkat të madh, e nuk ka mëkate të vogla, shpresojmë t’ia lehtësojë mëkatet e mëdha”. (“El-Mexhmu”, vëllimi i 6).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Shlyerja e mëkateve me abdest, me namaz, me agjërim të Ramazanit, me agjërim të Arafatit, të ashurasë, është vetëm për mëkate e vogla”. (“Fetaval-Kubra”, vëllimi i 5).

Nuk duhet mashtruar me shpërblimin e këtij agjërimi

Disa njerëz mashtrohen kur mbështeten në agjërimin e ditës së Ashurasë ose të ditës së Arafatit, saqë disa thonë: agjërimi i ashurasë i shlyen mëkatet e tërë vitit, kurse agjërimi i ditës së Arafatit është shpërblim i tepruar.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Ky njeri i mashtruar nuk e di se agjërimi i Ramazanit, falja e pesë kohëve të namazit, janë më të mëdha dhe më me peshë se sa agjërimi i ditës së arafatit dhe ditës së Ashurasë. Kur këto dy adhurime i shlyejnë mëkatet që bëhen mes tyre, nëse largohet nga mëkatet e mëdha. Ashtuqë Ramazani deri në Ramazan, xhumaja deri në xhuma, nuk kanë fuqi të shlyejnë mëkatet e vogla nëse nuk ia shoqërojnë edhe largimin nga mëkatet e mëdha, që me këto dy veprimet, të ketë mundësi t’i shlyej ato mëkate. Disa të mashtruar mendojnë se veprat e tija të mira janë më shumë se mëkatet e tija, sepse ky nuk e ka llogaritur vetveten në mëkate e as që ka numëruar mëkatet e tija. Ky njeri kur e ka bërë një vepër të mirë, e ka ruajtur dhe është kujdesur për te, ashtu sikurse ai që bën istigfar dhe tesbih me gjuhën e tij njëqind herë, kurse i përgojon dhe shkyen nderin e muslimanëve, flet gjëra të cilat nuk e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala] gjatë tërë ditës. Ky njeri e shpreson shpërblimin e këtyre tesbiheve dhe istigfareve, e nuk shikon denimin e përgojimit, gënjeshtrës dhe bartjes së fjalëve. Kjo është një mashtrim shumë i madh”. (“Meusuatul-Fikhije”, vëllimi 31, kapitulli mi mashtrimin).

Agjërimi i Ashurasë, për ate që i ka mbetur nga Ramazani

Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj teme. Dijetarët hanefit mendojnë se është e lejuar agjërimi i ashurasë, edhe pse të kanë mbetur ditë të pakopmenzuara të Ramazanit, sepse kompenzimi nuk është obligim momental. Kurse malikitë dhe shafiitët mendojnë se është e lejuar, mirëpo nuk është e pëlqyer, sepse me këtë veprim e vonon obligimin. Kurse hanbelitë janë të mendimit se është i ndaluara agjërmi vullnetar pa e kryer atë obligativ. (“Meusutaul-Fikhije”, vëllimi 28, kapitulli i agjërimit vullnetar).

Sidoqoftë, muslimani duhet të nxitojë në agjërimin e ditëve të mbetura nga Ramazani, që mos të ketë probleme, gjatë agjërimit të këtyre ditëve.

Nëse agjëruesi i agjëron këto ditë me nijet të kompenzimit, këto ditë i vlejnë në kompenzimin e atyre ditëve që i kanë mbetur.

Bidatet e Ashurës

E kanë pyetur shejhul-Islam Ibn Tejmiun [rahimehull-llah] për ato veprime që i bëjnë njerëzit në ditën e ashurasë, siç është lyerja e syve me syrme, larja, përdorja e kënasë, përqafimi, përgaditja e ashures, gëzimi, etj. Këto veprime a kanë bazë në hadithe të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ose jo? Nëse nuk ka hadith të vërtetë për këto veprime, veprimi i këtyrë gjërave a është bidat ose jo? Pastaj veprimet që i bëjnë disa sekte, siç është mbajtja zi, mërzia dhe etja, bërtitja dhe vajtimi, etj. Këto veprime a kanë bazë ose jo?

Është përgjigjur kështu:

E falënderoj All-llahun, Zotin e botërave.

Për këto veprime nuk ka asnjë hadith të vërtetë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as nga shokët e tij. Këtë nuk e pëlqen asnjë imam prej imamëve të muslimanëve, as katër imamët e as të tjerët. Dijetarët e besuar nuk i kanë përmendur këto gjëra në librat e tyre, as si transmetime nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as nga shokët e tij, e as nga tabiinët, as transmetime të vërteta e as të dobëta. As në librat e haditheve të vërteta e as në sunene e as në musnede. Këto gjëra nuk kanë qenë të njohura në kohën e shekujve të vlefshëm. Mirëpo disa të mëvonshëm i kanë transmetuar disa hadithe të ndryshme…(këtu i përmedn disa hadithe të tilla). të gjitha këto transmetime janë gënjeshtër mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (pastaj përmendi shkurtimisht telashet që kanë ndodhur në fillim të Islamit, mbi vrasjen e Husjenit [radijall-llahu anhu], edhe çka kanë bërë sekte të ndryshme për shkak të këtyre ndodhive, që në vijim të thotë:

“Ashtu që një sektë injorante dhe zullumqare të bëhet: ose e pafe dhe dyftyrëshe, ose e lajthitur dhe e humbur, e cila publikon dashurinë ndaj tij dhe ndaj ehli bejtit, të cilët ditën e ashurasë e konsiderojnë ditë zie, pikëllim dhe mërzi. Në këtë ditë bëjnë veprime të xhahilijetit duke i shkyer rrobat, duke rrahur trupin, etj. Prej zbukurimeve të shejtanit para njerëvze të humbur ka qenë shndërrimi i ditës së ashurasë në ditë zie dhe pikëllimi, ku vajtojnë dhe recitojnë poezi mërzie. Në këtë ditë transmetojnë shumë tregime të rrejshme, ku ska aspak vërtetësi, përveç ripërtërirjes së mërzisë, fanatizmit, nxitjes së urrejtjes dhe luftës, përhapjes së telasheve mes muslimanëve, që të arrijnë në sharrjen dhe ofendimin e muslimanëve të parë…Dëmin e tyre për muslimanët nuk mundet ta tregon as njeriu më orator. Përballë tyre janë ose nasibitë, të cilët janë kundër Husjenit [radijall-llahu anhu] dhe ehli bejtit ose injorantët të cilët të keqen e përballojnë me të keqe, gënjeshtrën me gënjeshtër, çorodinë me çorodi, bidatin me bidat. Këta njerëz publikojnë gëzimin dhe harenë në këtë ditë, duke u zbukuruar me syrme dhe këna, duke harxhuar me tëpër pasuri në këtë ditë, duke përgaditur ushqëime jo të zakonshme, e shumë gjëra tjera që bëhen zakonisht në festa dhe raste festive. Këta njerëz ditën e ashurasë e konsiderojnë një festë prej festave, kurse ata të parët ditë zie dhe pikëllimi. Që të dy këto palë janë në gabim dhe kanë dalur jashat sunnetit, edhe pse të parët e kanë qëllimin më të keq, kanë injorancë më të madhe dhe bëjnë zullum më të madh…

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e as hulefatë e tij të drejtë nuk i kanë bërë këto gjëra në ditën e ashurasë, nuk kanë publikuar as mërzi dhe pikëllim e as gëzim dhe hare…

Kurse sa u përket gjërave tjera, siç është përgaditja e ushqimeve jo të zakonshme, ashure ose ushqim tjetër, veshja e rrobave të reja, zgjërimi në harxhime, blerja e nevojave të tërë vitit në këtë ditë, bërja e ndonjë adhurimi të veçantë, siç është falja e ndonjë namazit të veçantë për këtë ditë, ose therja, ose deponimi i mishit të kurbanit që të përgaditet ushqim në këtë ditë, syrmosja dhe përdorimi i kënasë, larja dhe përqafimi, vizitat reciproke ose vizita e ndonjë xhamie ose tyrbeje, etj, tërë këto gjëra janë bidate të urrejtura, të cilat nuk i ka lërë sunnet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e as halifet e tij të drejtë. Këto gjëra, nuk i konsideron të pëlqyeshme snjë imam i muslimanëve, as Maliku, e as Theuriu, as Lejth ibn Sadi e as Ebu Hanifeja, as Evzaiu e as Shafiu, as Ahmedi e as Is’hak ibn Rahavjehu, e as imamët dhe dijetarët tjerë të muslimanëve”. (Fetaval-Kubra).

E lusim All-llahu e lartmadhërishëm që të na bëjë nga ithtarët e sunnetit, të na ngjallë në Islam dhe të na e mer shpirtin me Iman, të na drejtojë kah veprat që i do dhe i pëlqen. E lusim ate të na ndihmojë që ta përmednim, ta falënderojmë dhe mirë ta adhurojmë. E lusim ate që të na i pranojë veprat dhe që të na bëjë nga të devotshmit.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tijë.

Përgaditi http://www.islam-qa.com/

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit