15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vjedhje si kjo, nuk keni parë në Xhami! (VIDEO)

Më të lexuarat

Legjislacioni islam e ka lejuar fitimin e pasurisë dhe zotërimin e saj me mjete dhe mënyra të ligjshme, duke i pohuar njëkohësisht njeriut të drejtën e shfrytëzimit të kësaj pasurie. Pohimi i këtyre të drejtave do të thotë[1] se ato janë të mbrojtura dhe të ruajtura nga çdo shkelje sepse përndryshe nuk do të kishte dobi në pohimin e tyre. Në citatet kur’anore dhe në ato të hadithit gjejmë edhe konfirmimin e kësaj që themi. Nga këto argumente janë fjalët e Allahut subhanehu ve teala:“Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.” “O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm…”[2]
Këto dy citate tregojnë për moslejimin në asnjë mënyrë të shkeljeve të të drejtave të pasurisë, duke përfshirë të gjitha llojet e kundërvajtjeve ndaj këtyre të drejtave.

Vjedhja e shpie vjedhësin në zjarr, Allahu na ruajttë. Në hadithin e Kusufit (namaz që bëhet me rastin e eklipsit të Diellit apo të Hënës), Xhabiri radijallahu anhu thotë: “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ma afruan zjarrin afër, kur më patë se u largova nga frika se mos më kaplonte zjarri, derisa pashë njërin që kishte një kërrabë dhe bartte me vete zorrët në zjarr. Ai vidhte haxhiun me kërrabën e tij. Nëse e vërente (haxhiu), i thoshte “më është lidhur kërraba për rrobe”, por nëse nuk e vërente, vidhte atë që donte.”[8]
Vjedhja është nga mëkatet e mëdha dhe ai që e bën kërcënohet me zjarr. Imam Dhehebiu e ka renditur vjedhjen në vendin e njëzetetretë.

Në këtë vepër bie vetëm ai që ka besim të dobët dhe nuk i frikësohet mbikëqyrjes së Allahut, pasi besimtari që është besnik në besimin e tij jo vetëm që nuk e bën këtë vepër, por nuk i shkon aspak në mendje të vjedhë.

Në videon e mëposhtme, shihet një person i cili e bën këtë gjë në mënyrë shumë “profesionale”..

https://www.facebook.com/preshevacomvideo/videos/314518048953343/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit