11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vizita e Erdoanit në Kuvajt bën bujë të madhe në median e vendit

Më të lexuarat

Gazeta Er-Rai ia përcolli lexuesit lajmin e vizitës së Presidentit Erdoan në Kuvajt në faqen e parë të gazetës.

Vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kuvajt bëri bujë të madhe në median e këtij vendi.

Gazeta Er-Rai ia përcolli lexuesit lajmin e vizitës së Presidentit Erdoan në Kuvajt në faqen e parë të gazetës.

Ndërsa thirrjen e Presidentit Erdoan ndaj shoqërisë ndërkombëtare për të mbështetur Emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah, që ndërmjetëson për zgjidhjen e krizës së Gjirit, e nxori në plan të parë.

Kjo gazetë theksoi se vizita e Presidentit të Turqisë dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, përmban një mesazh plot kuptim për vendet që bojkotojnë Katarin dhe këto vizita sigurojnë një kontribut serioz në rolin e ndërmjetësimit të Kuvajtit.

Edhe Gazeta El-Ceride dha në faqe të parë lajmin për vizitën e Presidentit Erdoan dhe nënvizoi se kjo vizitë mban cilësinë e mbështetjes së ndërmjetësimit të Kuvajtit në Krizën e Gjirit.

Gazeta theksoi se vizita e Erdoanit u krye në një atmosferë miqësore dhe të sinqertë.

Ndërkaq edhe gazeta Es-Sahid që e publikoi lajmin në faqen e parë bëri të ditur se vizita ka siguruar kontribut për zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kurse gazeta el-Enba që publikoi lajmin e vizitës në faqet e brendshme, pa dhënë detaje në lidhje me vizitën theksoi se është mbështetje për përpjekjet e Kuvajtit në lidhje me dhënien fund krizës së Gjirit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit