5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vizatohet kryq në murin e xhamisë në Gostivar

Më të lexuarat

Nga Partia Demokratike Turke e Maqedonisë (TDP) theksojnë se vizatimin e kryqit në murin e xhamisë nga persona të panjohur e dënojnë në mënyrë të ashpër

SHKUP (AA) – Vizatimi i kryqit në murin e xhamisë historike të Sahatit në Gostivar ka nxitur reagime, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Partia Demokratike Turke e Maqedonisë (TDP) theksojnë se vizatimin e kryqit në murin e xhamisë nga persona të panjohur e dënojnë në mënyrë të ashpër.

Në deklaratën nga TDP thuhet se këto lloje të sulmeve të shëmtuara i konsiderojnë si lojë e atyre që duan të mbjellin përçarje mes feve dhe popujve. “Personat e pacipë që përpiqen të mbjellin përçarje mes feve dhe popujve të ndryshëm që me shekuj kanë jetuar së bashku në Gostivar, kërkojmë që urgjentisht të zbulohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe që lojërat që përpiqen të luajnë të mënjanohen”, thuhet më tej në reagimin e TDP-së.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate theksojnë se sulmi është paraqitur të dielën dhe se punonjësit e Bashkësisë Islame në Gostivar e kanë njoftuar në lidhje me rastin.

Në deklaratë thuhet se persona të panjohur kanë vizuatuar kryq në murin e xhamisë duke përdorur ngjyrë dhe se policia e Gostivarit ka nisur hetim në lidhje me rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit