10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Viti ’49, PKSH në gjueti për besimtarë në radhët e saj: kush falet e agjëron?

Më të lexuarat

Besimi fetar do të ndërpritej me ligj në vitin 1967. Por komunistët, me të ardhur në pushtet, dhanë sinjalet e para se ideologjia e tyre nuk mund të pajtohej parimet e besimit.

Sidomos partinë e shqetësonte fakti se anëtarë të saj, pavarësisht se çfarë niveli, ishin njëherësh edhe besimtarë; faleshin dhe agjëronin.

Ndaj, të gjithë anëtarët e Partisë Komuniste në vitin 1949 ishin vënë në skaner për të zbuluar se cilët prej tyre nuk kishin hequr ende dorë nga besimi fetar.

Në një radiogram të datës 17.7. 1949, Liri Belishova, atëherë në krye të udhëheqjes, pasi më vonë do ishte e persekutuar prej saj, urdhëronte gjithë Komitetet e Partisë në Rrethe që të dërkonin relacion të hollësishëm se sa anëtarë Partie apo kandidatë Partie kishte në organizatën e seicilit rreth, të cilët faleshin e mbanin Ramazan.

Pas radiogramit të Liri Belishovës, në Komitetin Qendror të PPSH-së kishin nisur të vinin relacionet e para, ku raportohej çdo komunist i organizatës që mbante Ramazan apo që shkonte edhe në xhami për t’u falur.

Më poshtë po sjellim disa dokumenta të ’49-ës ku raportohen emër për emër besimtarët-komunistë, të cilat i përkasin Shkodrës, Matit e Dibrës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit