12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Viti 1947: Komunistët, të hiqet Kur’ani dhe Bibla nga sallat e gjyqeve

Më të lexuarat

Edhe pse ndalimi i besimit fetar dhe i gjithë riteve fetare u bë në vitin 1967, sinjalet që regjimi komunist do kishte hesape për të larë me besimet u dhanë që në fillimet e pushtetit pas luftës.

Një dokument i vitit 1947 tregon se besimi në Shqipëri ishte aq i fortë e aq prezent, saqë dhe në sallat e gjyqeve betimi bëhej mbi Kur’an apo Bibël.

Një shkresë e nisur nga Komiteti i Partisë së Qarkut Berat për në Komitetin Qendror të PKSH-së, zbulon propozimin e Reis Maliles, atëherë finksionar partiak në këtë qark, për të hequr nga të gjithë sallat e gjyqeve në Shqipëri dy librat e shenjtë dhe ndërprerjen e riti të betimi mbi to në gjyqe.

Partia Komuniste Shqiptare

Komiteti Qarkor Berat

 Nr.44 I prot.

Vdekje Fashizmit, Liri Popullit

Berat , më 29/5/947

Komitetit Qendror të P.K.SH.

Tiranë

Në gjithë gjyqet e Republikës Popullore të Shqipërisë, për të bërë betimin populli, për gabimet ose çdo gjë tjetër, përdoren akoma Ungjilli dhe Kurani. Mesa mendojmë ne, lënia e tyre akoma në veprim, nuk është aspak e drejtë dhe nuk i përshtatet rrugës tonë të re. Si bazë për t’u hequr kemi këto dy arsye:

  1. Në Statutin e Republikës Popullore të Shqipërisë thuhet “Kisha është e ndarë nga Shteti”, si rrjedhim dhe Ungjilli e Kurani duhet të shkëputen nga organet gjyqësore, që nuk janë gjë tjetër veçse organet e shtetit.
  2. Ne përpiqemi që popullin ta edukojmë me frymën e re, d.m.th. bëjmë luftë kudnër çdo gjëje prapanike, kundër zakoneve të prapambetura etj. Lënia e betimit fetar n’organet e shtetit, do të jetë një faktor për inkurajimin e supersticjoneve në mentalitetin e popullit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit